Kryesore

Shpallen emrat e 1100 mësuesve që do t’i nënshtrohen provimit në korrik

16:45 - 16.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Para disa ditësh, ka nisur testimi për mësuesit kandidatë që dëshirojnë të fillojnë punë në një nga institucionet e arsimit parauniversitar në vend. ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot listat me emrat e 427 mësuesve të profilit Arsim Parashkollor si dhe 655 mësuesit e profilit Arsim Fillor që do të kryejnë testimin e informatizuar në periudhën 18-245 korrik, sipas kalendarit Mësues për Shqipërinë. Në këtë të fundit janë shpallur të gjitha datat e oraret e provimeve sipas profileve përkatëse. Testimi i informatizuar do të kryhet për profilet Gjuhë Shqipe dhe Letërsi; Arsim Fillor; Arsim Parashkollor; Arsim Special; Gjuhë Angleze; Gjuhë Gjermane; Gjuhë Frënge si dhe Edukim Fizik. “Në zbatim të Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nr. 12, datë 27.02.2018 “Për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike, të arsimit parauniversitar” i ndryshuar, ju bëjmë me dije se gjatë muajve korrik-gusht 2019, pranë QSHA do të zhvillohet testimi i informatizuar për punësimin e mësuesve. Në vijim do të publikohet kalendari me datat, oraret dhe profilet përkatëse për zhvillimin e testimit të informatizuar. Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA) me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH)”,-bën me dije QSHA.




Dokumentacioni
Qendra e Shërbimeve Arsimore shton se në ditën e testimit kandidati duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë); kopje të Kartë ID ose Pasaportë; si dhe duhet të ketë formularin e pranimit nga ana e DAR/ZA për fazën e dytë të konkurrimit. Të gjithë ata kandidatë, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar. “Për paraqitjen në qendrat e testimit, aplikanti duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: 1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtimi; 2. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit; 3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit”,-nënvizohet në njoftim. Ministria e Arsimit i bën thirrje të gjithë kandidatëve që të bëjnë verifikimin e emrit, mbiemrit, profilit si dhe datën dhe orën e testimit në faqen zyrtare të QSHA në adresën www.akp.gov.al.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.