BLUETOOTH

Syarta: Ja pse duhet dëgjuar muzika ime

19:00 - 16.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Këngëtare e re, por me mjaft stil, Syarta ka në treg një këngë të shoqëruar më klip, me titull anglisht “Intentions” me produksion të Zapp&Chriss dhe klip të realizuar me mjaft nivel është shfaqur mjaft simpatik në sytë e publikut. Syarta, me emër të veçantë ka në duar projektet e reja të cilat do t’i sjellë shumë shpejt për publikun. Kjo intervistë është një nga intervistat më spontane dhe më interesante prandaj nuk duhet ta humbisni!




Syarta, ç’kemi!
Mirë faleminderit! Ju si jeni? Me vapën si po kaloni?!
Është bërë pak fresk këto kohë, kohë për risi. Ke një këngë në treg apo jo?
Një këngë dhe një klip. Tani së shpejti do vijë tjetri, e tjetri e kështu me radhë derisa të thoni, boll më…(qesh)
Do bësh pushime sivjet?
Do vij në Shqipëri shumë shpejt, ku do xhiroj edhe klipin e ri e do përfitoj të bëj disa ditë pushime.
Pse duhet dëgjuar muzika jote?
Sepse është profesionale, e këndshme dhe këndohet me shumë dashuri, për këtë të fundit më shumë.(qesh)
Pse kënga në anglisht, “Intentions”?
Sepse është universal si gjuhë dhe si term mbahet mend lehtë.
Sa të madhe e ke dashurinë në ato momente kur futesh në një studio dhe hedh vokalin për një këngë të re?
Shumë të madhe…(qesh) 99%!
Sa ka në muzikë pjesë nga jeta jote?
Jam unë që interpretoj, që këndoj por tekstin e bën tjetërkush kështu që, në tekst mendoj së është jeta e dikujt tjetër e personifikuar në jetën e gjithkujt prej nesh.
Pas këtyre pyetjeve që të bëra, do të duash të takohemi sërish bashkë për intervistë?
Do jetë gjithmonë kënaqësi të japësh intervistë me ty….
Domethënë nuk ke asgjë kundër meje?
Jo!
Atëherë po vazhdoj me pyetjet!
Shkrepe!
Cili nga personat publikë do të doje të të ftonte për darkë?
Nuk është se kam ndonjë fiksim, po kam simpati për Capital T.
Nga mënyra si e ke thënë duket që ke dobësi për të…
Më shumë se për të kam dobësi për mënyrën se si ka zënë vend në muzikën shqiptare.
Po ai që nuk e ka humbur shansin për të të ftuar për darkë?
Akoma nuk më kanë ftuar për darkë, jo persona publikë të paktën! (qesh)
Më thuaj thashethemen e fundit që të ka rënë në vesh.
Kam dëgjuar që një person kishte thënë për mua: “Këtë e kam bërë unë këngëtare ….”edhe ca gjëra të tjera që ende nuk i di as unë për veten! (qesh)
Po ti me shoqet, çfarë muhabeti bën në tavolinë?
Lloje-lloje, varet! Qajmë hallet e njëra-tjetrës edhe na mblidhen hallet bashkë (qesh) edhe mbushet një thes me halle! Bëj shaka, libri “Sekreti” të zbukuron jetën kështu që ua këshilloj dhe juve nëse ende nuk e keni lexuar, që nuk besoj.(qesh)
Cili është halli që qëndron në grykë të thesit, ai më i freskëti?Si t’i bëjmë njerëzit të mendojnë pozitivisht dhe të gjejnë gjëra pozitive edhe aty ku mendon se nuk ka.
Ka receta?
Jo…
Apo i merr edhe pa recetë?
Si të gjithë! (qesh)
Çfarë di të bësh më mirë në jetë, përveçse të këndosh?
Shumë gjëra! Një ndër to të gatuaj. Makaronat i bëj të mira dhe rizoto me fruta deti…
Djali që do të rrëmbejë zemrën do doje të kishte para?
As të ketë, as të mos i mbarohen!
Çfarë ke kundra parave?
Asgjë! Madje duhen se si do bëhen këngët e klipet, e gjërat me radhë…(qesh)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.