AKTUALITET

Detajet/ Pasi drekuan së bashku shqiptari vret mikun para syve të fëmijëve

19:10 - 17.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Greqi kur një shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është goditur tri herë me thikë nga i njohuri i tij.Ngjarja ka ndodhur në Nea Anchialos, ku dy burrat me origjinë shqiptare po drekonin midis tyre në shtëpi. Rreth orës 16:30 minuta, biseda midis tyre është “ndezur” dhe për pasojë.




Një 45 vjeçar ka qëlluar tre herë me thikë një 38 vjeç, njëra prej të cilave e ka kapur në pjesën e zemrës.Viktima u transportua menjëherë për në Spitalin e Volosit, por gjatë rrugës ka ndërruar jetën. Gazeta greke “Tanea” shkruan se ende janë të panjohura arsyet që çuan në ngjarjen e rëndë. Viktima u godit në sytë e dy fëmijët të tij që në atë moment ndodheshin në shtëpi. Sulmuesi, pas vrasjes doli nga shtëpia në gjendje të dehur, ndërsa u identifikua dhe u arrestua menjëherë nga policia.  Thuhet se sulmuesi kishte probleme me alkoolin edhe në të kaluarën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.