BOTA

E rëndë/ Babai vret vajzën 6-vjeç, e godet me topin e golfit

13:37 - 17.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në SHBA, kur babai ka goditur për vdekje vajzën e tij 6-vjeçare me topin e golfit.




Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të hënës në qytezën Orem të Utah, në kompleksin sportiv “Sleepey Ridge Gols Course”.

Babai kishte marrë me vete në seancën stërvitore edhe vajzën e tij 6 vjeçe, e cila po qëndronte brenda në makinën e hapur të golfit, në një cep të kompleksit.

Mediet e huaja raportojnë se rutina sportive është kthyer në tragjedi për burrin, i cili ka goditur shumë keq me forcë në kokë vogëlushen, duke e lënë të vdekur.

Policia lokale mbërriti në vendngjarje por pas hetimeve të kryera, nuk u ngrit asnjë akuzë ndaj babait, pasi ngjarja u konsiderua një aksident fatkeq.

Në historinë e këtij sporti, raste që njihen për ngjashmërinë me këtë incident janë regjistruar në tetor të vitit 2017 dhe shkurt 2018, të dyja raste në SHBA ku topi i golfit i ka sjellë vdekjen dy personave në mënyra krejtësisht aksidentale


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.