POLITIKË

Gjykata s’jep mandatin në Durrës/ Basha: 30 qershori masakër, do përgjigjen para ligjit

14:51 - 17.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi Gjykata e Durrësit nuk i ka dhënë mandatin e kryebashkiakes Valbona Sakos, ka reaguar kryedemokrati  Basha. Nëpërmjet Facebook ai ka përshëndetur këtë vendim, duk u shprehur se farsa e 30 qershorit ishte masakaër.




Statusi i Bashës

Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.