AKTUALITET

Video/ “Gruaja e dytë më dhunon djalin”,historia e trishtë e 60-vjeçarit

13:50 - 17.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” u rrëfye Bashkim Ruci 60-vjeçari i cili ka jetuar 25 vjet ne Amerikë. Ruci rrëfeu brengën e tij.
13 vjet më parë ai ka qenë i martuar në Shqipëri dhe nga martesa kanë ardhur në jetë 4 fëmijë. Ruci rrëfen se pas divorcit me gruan e parë emigroi në Amerikë.
Aty nëpërmjet një mikeje njohu një vajzë nga Ukraina , fillimisht midis tij dhe gruas u krijua një raport miqësie, madje Ruci tregon se e ka ndihmuar zonjën pasi i vinte keq për të teksa ishte njohur me rrethanat e jetës së saj. Ndodhur në të tilla rrethana ai e ndihmoi duke i gjetur banesë dhe punë.
Çdo gjë nisi miqësisht derisa marrëdhënia e tyre u shndërrua në dicka më tepër. Ata u lidhën sëbashku dhe sollën në jetë një djalë. Ruci thotë se asnjëherë nuk kanë bashkëjetuar.




Ai i njohu atësinë djalit dhe kontribuonte vazhdimisht me të ardhura për rritjen e tij. Por kur ai takonte fëmijën vinte re shenja agresiviteti .
Ruci tregon se kur djali ishte vetëm 5 muajsh në trupin e tij kishte shenja dhune . Fillimisht babai rrëfen se e çoi djalin tek një mjek ,i cili pasi e vizitoi i tha se problemet vinin nga pelenat. Por situate sipas Rucit sa vinte dhe bëhej me e vështirë.
Djali nuk donte të largohej prej tij, në trupin e fëmijës babai vazhdimisht shihet shenja abuzimi, ndodhur në të tilla rrethana ai ju drejtua policisë dhe denoncoi gruan.
Këtu nis edhe kalvari i gjatë i gjyqeve. Ruci ka disa raporte të cilat flasin për një raport të mirë , mids tij dhe fëmijës por problemi i këtij babai sot është se fëmija sipas tij është në duar jo të sigurta. Sot Ruci vjen për të rrëfyer historinë e tij si dhe për tu orientuar ligjërisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.