AKTUALITET

Kontroll punës së zezë, kuponave dhe faturave

19:00 - 17.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nisi dje zbatimi i aksionit kundër informalitetit, që u paralajmërua një ditë më parë nga kryeministri Rama. Ministria e Financave, Anila Denaj ka bërë të ditur se “Nis zbatimin Plani Operacional kundër informalitetit ku prioritet do të jetë kuponi tatimor, puna në të zezë dhe lëshimi i faturave”. Administrata Tatimore është në terren për kryerjen e monitorimeve në bazë të analizës së riskut, por asnjë subjekt që është në të drejtën e tij nuk ka arsye për t’u shqetësuar. “Plani operacional po ndërmerret në kuadër të luftës kundër informalitet dhe, sikurse dhe Kryeministri i vendit u shpreh, kosto për bizneset që nuk zbatojnë ligjin do të rezultojë shumë më e kushtueshme në krahasim me detyrimet që lindin nga zbatimi i tij”,-bëri të ditur ministrja Denaj. Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë, teksa prezantoi Drejtoreshën e re Tatimeve, Delina Ibrahimi, lajmëroi një projekt të ri për që synon dixhitalizimin e faturave fiskale. Kryeministri tha se po punohet për fiskalizimin, ku çdo fature do të jetë në kohë reale dhe e monitoriueshme.




Kryeministri tha se, do të monitorohen edhe faturat e bizneseve nëpërmjet bankave që të mos ketë fatura fiktive. Por edhe kjo nuk e përjashton faktorin njeri. Rama lajmëroi se, çdo drejtor në institucionet fiskale që nuk realizon objektivat do të shkarkohet. Ai e konsideroi absurd faktin që në nga 112 mijë kasa të shpërndara në të gjithë vendin 15 mijë prej tyre nuk raportojnë edhe pse bizneset që i zotërojnë ato janë me status aktiv. “Kujt i kërkohet përgjegjësia për këtë për pike të kuqe alarmi. Dhe si mundet të gdhihet dita e re dhe java e re dhe këto pika alarmi të mbeten të kuqe. Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten. Është ngritur një sistem risku që konsiderohet funksional në tatime së bashku me FMN-ne dhe është model edhe për vendet e tjera. Ka vetëm një motiv për rezultatet e pamjaftueshme: Çorganizim dhe anarki brenda administratës ku janë rishfaqur fenomene e dikurshme të aktiviteteve kriminale për qëllime korruptimi” tha kryeministri. Rama tha se moduli i riskut ka zbuluar mbi 6 mijë subjekte me risk, ku rreth 200 prej tyre janë në sektorin e akcizës. “Mbi 5000 biznese të tjera janë në brigjet shqiptare dhe janë regjistruar në Booking, teksa tatimet nuk i dinë. Kjo do të thotë vetëm çorganizim” tha kryeministri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.