Kryesore

“Lajthitje anti-ligjore”/ Balla reagon pas vendimit të Gjykatës së Durrësit

20:00 - 17.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla e ka quajtur si absurd dhe arbitrat vendimin e Gjykatës së Durrësit, që nuk i konfirmoi mandatin kandidatës së PS-së në Durrës, Valbona Sako.




Balla në një status në Facebook e ka quajtur si nul vendimin e gjyqtares së Durrësit, për të cilën tha se mori brohoritjet e opozitës që kërkojnë kaos dhe pasiguri.

Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul te një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të përpjekjes se deshperuar per kaos e pasiguri, nuk dinë më cfarë bëjnë. Pavarësisht kesaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon.

Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme.

Sidoqoftë me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 Qershor.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ne qofte se KQZ dhe kolegji zgjedhor,qenkaan perfundimtare dhe te pakontestueshme,pse kryetaret e bashkive,kane kerkuar nga gjykatat perkatese,vendim gjygjsor te miratimit si kryetar? Cila eshte shkelje ligjore,vendimet e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor,apo vendimet e gjykatave?Me e pakta,na del se kryetaret na kane shkelur nje ligj,prandaj te na e skjaroje Balla dhe Partia e tij,cilin ligj kane shkelur?

    Përgjigju ↓