KULTURË

Përplasja për komunizmin, Tufa dhe Braho i japin dorën njëri – tjetrit

18:35 - 17.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të komunizmit, i ndalohet me ligj studimi i periudhës së luftës, por kërkesa që punonjësit e Institutit të pajisen me certifikata sigurie, është tërhequr. Nëse mazhoranca hodhi një hap pas me certifikatën e sigurisë(çka shihej si akt kontrolli), hodhi edhe një hap para duke mohuar (studimin për) krimet e kohës përgjatë luftës përmes një ligji që sipas debateve do të zhbënte Institutin. Vetëm dy ditë më parë, Agron Tufa kryetar i ISKK-së, njoftonte: “Të nderuar gazetarë. Nëse ju intereson farsa e Radhës. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10.242 datë 25.02.2010 ‘Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri’. Bëhet fjalë për ndryshimin e një neni, që na ndalon studimin e periudhës se luftës (këtë sa për sy e faqe) dhe për një ligj që na detyron të pajisemi të gjithë me certifikata sigurie. Kujt nuk do ia japin, ai duhet të lërë punën. Dhe dihet se kujt nuk do ia japin me porosi. Thjesht na dorëzojnë në duart e ish- oficerëve operativë të Sigurimit famëkeq të diktaturës.
Ne do ta kundërshtojmë vendosmërisht këtë ndërhyrje thellësisht të paligjshme!”. Kërkesa në fjalë pat ardhur nga 10 deputetë të mazhorancës fill pas një debati të madh publik mes Agron Tufës, kryetar i ISKK-së dhe Spartak Brahos, deputet i së majtës.




Propozimi mes të tjerash thoshte se “Regjimi komunist nuk mund të lidhet me periudhën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, luftë e cila u fitua me gjakun e mijëra dëshmorëve dhe siguroi pavarësinë e vendit. Vetëm pas përfundimit të LANÇ-it, Fronti Demokratik, ku ishin të përfshirë komunistët, mori në dorë qeverisjen e vendit duke vendosur disa detyra, ndërmjet të cilave: eliminimi i kundërshtarëve politikë, qeverisja e re, hartimi i Kushtetutës, reforma ekonomike etj.. Nisur nga parashtrimi i mësipërm, periudha e komunizmit, objekt i këtij ligji, nuk mund të jetë periudha para datës 28 nëntor 1944”. Për shkak të përplasjeve për luftën dhe komunizmin, Agron Tufa dhe Spartak Braho janë në proces gjyqësor. Në datën 1 prill 2019 në mbledhjen e Komisionit të ligjeve në pranë parlamentit, sipas akuzës së Tufës në gjykatë, deputetët e majtë në prani të mediave vizive kombëtare e kanë anatemuar atë duke thënë: “Instituti me Agron Tufën në krye është kthyer në një seksion të Ballit Kombëtar, duke marrë përsipër të nxijë çdo gjë, dukë përfshirë luftën, heronjtë, dëshmorët etj…më pas vazhdojnë:…do kërkojmë shkarkimin e Agron Tufës derisa t’i thërrasë mendjes, dhe të jetë më i ekuilibruar në veprimet e tij….. dhe kështu, me këtë fjalor kanë vazhduar për gjithë mbledhjen e komisionit të ligjeve…”. Debati në fjalë për kohën ë luftës u parapri nga disa dëshmi ish-të burgosurish politikë që akuzuan një prej oficerëve të Qafë- Barit. Për Tufën, Vendimi i Komisionit të Ligjeve do ketë pasoja mbi institucionin që ai drejton. Gjithashtu ai akuzoi mazhorancën se po vepron për ta larguar nga posti. “Ne do mundohemi t’i tejkalojmë këto gjëra, dhe mendojmë se do të shqyrtohet edhe kjo periudhë. Unë kam pasur që vetë numra shumë të rëndësishëm të kuvendit janë kujdesur dhe kanë përzgjedhur persona që do të më zëvendësonin madje i kanë marrë edhe në intervistime, edhe këtë e di. Ka lidhje me një fushatë të paprecedentë që nisi gjatë gjithë prillit, majit dhe fillim qershorit”, tha Tufa.

DEBATET
Dje në Komisionin e Ligjeve, mazhoranca e majtë e ndryshoi ligjin për Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. I ardhur si një propozim nga dhjetë deputetë socialistë me në krye Spartak Brahon, kërkohej që regjimi komunist të mos lidhej me periudhën e luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare sepse “eliminimi i kundërshtarëve politikë” nisi vetëm pas luftës. Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, i drejtuar nga Agron Tufa tashmë do studiojë vetëm periudhën nga viti 1944.

Megjithatë, mbledhja u shoqërua me debate të forta mes deputetit Alket Hyseni dhe Kryetarit të Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi.
-ALKET HYSENI: Dëgjoje ti këtu dhe përcillja gjyshërve të tu. Nuk e kam me gjyshin tënd.
-ARTUR ROSHI: Pse e përmend gjyshin tim. Historinë e bëjnë historianët, nuk e bën ti.
MYSLIM MURRIZI- 120 deputetë nuk kanë asnjë certifikatë sigurie, nuk marrin vërtetim nga Autoriteti i Dosjeve. Hajde bëjmë ligj, mos bëni ‘cicla-micla’
ULSI MANJA- Këtu nuk jemi për Tufën, jemi të mos baltoset një periudhë e rëndësishme e vendit. Nëse Tufa do e bënte si duhet atë institutin sot do ishin me emër dhe mbiemër dhe nuk do ishin në punë në administratë. Jam shumë dakord me ju që nenet të diskutohen teknikisht. A duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie punonjësit e këtij instituti. Në fund të fundit ai është studiues. Janë dy nene që duhen bërë. Pjesa e dytë që propozohet duhet diskutuar ligjërish jo me konsiderata politike

AGRON TUFA- A ndodhen këtu përfaqësues të DISK-së, sepse ata janë pala që do ta refuzojnë. Nëse nuk ka një raport të tyre unë propozoj që kjo mbledhje të shtyhet. Ligji që keni përpara është në fuqi. Propozohet ndryshim vetëm në dy nene. Për certifikatën për nenet do ngarkohen edhe personat e autorizuar.
ANDI PËRMETI-Unë për të qenë i sinqertë, duke qenë se kam vlerësim për juristët që janë këtu, çfarë të keqeje ka të studiosh? Pse duhet ndaluar studimi me ligj? Jam dakord me Murrizin, por jo me këtë nen këtu. Pyetja që mua më shqetëson është se nëpunësve i kërkohet si kriter vetëm mosha madhore.
AURORA MARA- Do ndalem tek neni 1. Në 1941 u formua PKSH kur në Shqipëria kishte edhe forca të tjera politike. Nuk është normale të ndajmë ideologjitë e asaj kohe sepse ato janë zgjidhur në atë kohë. Ky regjim nuk ishte para vitit ’44. Pasojat nisën vetëm në këtë vit.
ADRIATIK ALIMADHI: Do doja të mos i preknim shumë familjet që janë prekur nga sistemi komunist. Ju nuk e keni kuptuar, nuk e dini për çfarë diskutohet.
-ULSI MANJA: Këtu ngatërrohet ligji me historinë. Ligji ka rregullore
ADRIATIK ALIMADHI: Shqipëria në tërësi është një dhe ka një histori. Të mos themi fituam ne duke u vrarë dhe pastaj të dilni me tufa me lule. Unë jam tradhtar, vrasësi dua që të dalë e vërteta.
AGRON TUFA: Ne nuk mund të marrin atë që nuk është. Nëse doni vijini ato kushte për të gjithë administratën dhe ne jemi dakord.
BASHKIM FINO: Mendoj se është e tepërt. Kur bën studime nuk i klasifikon ato. Ne jemi brenda konturit se si edhe pyetja juaj e zgjidhi. Duke hequr fjalën e pajisjes me certifikatë do të biem dakord.
SPARTAK BRAHO: Edhe unë jam dakord që të hiqet. Projektligji është parashikuar që më certifikatë sigurie të pajisen vetëm persona që mbajnë sekret shtetëror.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.