POLITIKË

Vendimi i gjykatës së Durrësit, Kryemadhi: Pavlefshmëri e zgjedhjeve

19:56 - 17.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, e cila ka vendosur që të mos pranojë mandatin e kryebashkiakes socialiste të dalë nga zgjedhjet pa garë të 30 qershorit, Valbona Sako.Kryemadhi e cilëson pavlefshmëri absolute dhe thekson se vendimi i gjykatës tregoi se që në hapin e parë procedural e administrativ, KQZ ka shkelur kodin zgjedhor dhe ligjin.Sipas saj, që pas këtij momenti ccdo vendim i KQZ është nul. Ajo i bën thirrje ‘Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për shpërdorim detyre në ngarkim të anëtarëve të KQZ’.




POSTIMI I KRYEMADHIT

Nul! Pavlefshmëri absolute!

Thjesht e saktë pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative.

Që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul. Pavlefshmëria absolute e aktit administrativ sjell pavlefshmëri absolute të të gjithë procesit në vijim.

Gjithçka konsiderohet nul.

A mund të diskutohet tani mbi diçka që nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike??

Nul i gjithë procesi. Zgjedhje nuk ka pasur.

E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ?

I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.