AKTUALITET

Drejtuesit që ndërrojnë vendbanim të rifreskojnë lejet e qarkullimit

19:40 - 18.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndryshimi i vendbanimit nga ana e shoferëve duhet të pasqyrohet menjëherë në Drejtoritë e Transportit Rrugor, të cilat duhet të regjistrojnë adresën e re në të dhënat e mjeteve në përdorim. Përmes një udhëzimi, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka përcaktuar veprimet që duhet të bëjnë drejtuesit e mjeteve për të pasqyruar vendbanimin e ri. Udhëzimi përcakton që kur pronari i mjetit ndryshon vendbanimin, ai dorëzon në Zyrën e Regjistrimit të Drejtorisë Rajonale aplikimin përkatës, lejen e qarkullimit të mjetit bashkë më certifikatën e pronësisë.




Kur pronari ndryshon bashkinë e vendbanimit, dorëzon targat vetëm nëse ato janë të sistemit të vjetër. Sipas urdhrit, mësohet se kur pronari ndryshon vendbanimin brenda bashkisë, zyra e regjistrimit bën ndryshimet në sistemin informatik e-Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, Regjistrin Elektronik dhe kartelën përkatëse, duke vendosur adresën e saktë të vendbanimit sipas regjistrit të gjendjes civile. Në urdhër thuhet se me dokumentet e dorëzuara krijohet fashikulli që futet në dosjen përkatëse të mjetit, ndërkohë që DSHPTRR lëshon lejen e re të qarkullimit të mjetit si dhe certifikatën e pronësisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.