BLUETOOTH

Albi e quajti gjarpër? Reagimi i Klaudias do ju lërë pa fjalë

09:48 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para pak ditësh Albi Nako ishte i ftuar në “Opinion”, ku së bashku me panelin e të ftuarve ka folur për dashurinë për kafshët dhe ndryshe nga të tjerët, ka rrëfyer bashkëjetesën me një gjarpër piton.




Ama një fjali e tij u interpretua ndoshta ndryshe nga publiku, i cili mendoje se ishte një “kunj” për Klaudia Pepën.

“E kam mbajtur edhe në krevat gjarprin. Nuk është se e kisha bashkëshorte”, është fjalia, të cilën shumë komentues në rrjetet sociale u shprehën se Albi e kishte për Klaudiën, madje disa portale e bënë edhe lajm.

E sigurisht që Klaudia s’ka mbyllur sytë dhe këto tituj e komente janë parë nga ajo, e cila ka bërë një postim shumë interesant dhe kuptimplotë.

“Bëni kujdes nga burrat që nuk ju duan më, por që herë pas here rikthehen për t’u siguruar që ju nuk jeni të lumtura pa ta”, thuhet në postimin e Klaudias.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.