Sociale

Hapat që duhet të ndiqni për të aplikuar për vizë në Shtetet e Bashkuara

16:45 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë ata individë që po aplikojnë për një vizë turistike në Shtetet e Bashkuara duhet ta kryejnë këtë aplikim më herët. Njoftimi është bërë ditën e djeshme nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. “Po aplikoni për vizë turistike? Ju lutemi, planifikoni të aplikoni herët dhe mos e rezervoni biletën e avionit derisa të keni marrë vizën”, – bën me dije ambasada.




Hapat e aplikimit
Ndërkohë në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit publikohen të gjitha hapat e aplikimit për vizë. “Përcaktoni llojin e vizës që ju duhet për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Plotësoni formularin e aplikimit DS-160 në internet. DS-160 është një formular i qeverisë së ShBA-ve në internet dhe mund të plotësohet në https://ceac. state. gov/CEAC. Secili aplikues duhet ta plotësojë këtë formular përpara se të përdorë shërbimet në këtë faqe interneti. Kthehuni në këtë faqe interneti dhe plotësoni hapat e mëtejshëm të aplikimit për të caktuar një takim në Seksionin Konsullor. Krijoni një llogari përdoruesi, vendosni numrin e konfirmimit DS-160 për secilin aplikues që aplikon për një vizë dhe plotësoni procesin e kthimit të dokumenteve nga korrieri”, – thotë DASH. Gjithashtu pas kësaj, aplikantët duhet të paguajnë tarifën(at) e aplikimit për vizë joimigruese (MRV); të caktojnë takimin në seksionin konsullor dhe të ndjekin takimin në seksionin konsullor. Pas intervistës, duhet të ndiqen udhëzimet specifike të dhëna nga seksioni konsullor ose të kontrollohet në faqen e internetit për statusin e vizës dhe informacione për dërgimin.

Aplikantët e një grupmoshe të caktuar që rinovojnë një vizë të mëparshme të Shteteve të Bashkuara mund të kenë të drejtën të aplikojnë për një vizë pa marrë pjesë në një intervistë konsullore. Përshtatshmëria për anulimin e intervistës do të përcaktohet ndërkohë që aplikanti kryen procesin e planifikimit të një takimi nëpërmjet kësaj faqeje. Vendimi do të merret bazuar në përgjigjet e dhëna për kriteret kualifikuese. “Informacioni i printuar në një vizë të lëshuar nga SHBA-të duhet të jetë i njëjtë me informacionin në pasaportën e aplikuesit. Nëse zbuloni një gabim (gabim shtypi, gabim në datën e lindjes, gabim në datën e skadimit, etj.) në vizën tuaj amerikane, aplikanti ose një përfaqësues i autorizuar mund të dërgojnë një ’email’ në adresën: [email protected]”, – thekson Departamenti Amerikan i shtetit.

Viza e refuzuar
Nëse një aplikuesit i është refuzuar viza, zyrtari konsullor do t’i japë aplikuesit një letër në të cilën do të shpjegohet pse i është refuzuar viza. Nëse letra e refuzimit ka të shënuar 214(b), do të shpjegojë në përgjithësi se aplikimi nuk kualifikohet për një vizë në ndjekje të ligjeve të imigracionit të SHBA-ve. Nëse aplikuesi zgjedh të aplikojë sërish, ai duhet të paraqesë një aplikim të ri, të paguajë një pagesë të re për vizën dhe duhet të japë informacion se si kanë ndryshuar rrethanat që nga aplikimi i mëparshëm për vizë. Nëse letra e refuzimit ka të shënuar 221(g), në përgjithësi do të përfshijë veprime shtesë që duhet të kryejë aplikuesi për të vazhduar me aplikimin e tyre për vizë. Letra do të ketë edhe udhëzime se si të kryhen hapat shtesë të kërkuar. Aplikuesit nuk do t’i duhet ta paguajë përsëri tarifën e aplikimit për vizë. Në disa raste aplikimet kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm administrativ, që mund ta vonojë gjykimin për vizë.

Kategoritë e vizave imigruese

Vizat imigruese bazuar në familjarë të drejtpërdrejtë:
IR-1: Bashkëshort/e e qytetarit amerikan.
IR-2: Fëmijë nën moshën 21 vjeç i qytetarit amerikan.
IR-3: Jetim i birësuar jashtë SHBA nga një qytetar amerikan.
IR-4: Jetim që do të birësohet në SHBA nga një qytetar amerikan.
IR-5: Prind i një qytetari amerikan, i cili është të paktën 21 vjeç.
Vizat imigruese bazuar në preferencën familjare (të limituarit):
†Preferenca e parë familjare (F1): djemtë dhe vajzat e pamartuar të qytetarëve amerikanë dhe fëmijët e tyre, në qoftë se kanë.
†Preferenca e dytë familjare (F2): bashkëshortët/et, fëmijët minorenë dhe vajzat e djemtë e pamartuar (mbi 21 vjeç) të banorëve të përhershëm të ligjshëm.
†Të paktën 27 për qind e të gjitha vizave të kësaj kategorie janë për bashkëshortët/et dhe fëmijët; pjesa e mbetur u kalohet djemve dhe vajzave të pamartuar.
†Preferenca e tretë familjare (F3): djemtë dhe vajzat e martuar të qytetarëve amerikanë, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre.
†Preferenca e katërt familjare (F4): vëllezërit dhe motrat e qytetarëve amerikanë dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre, kur qytetarët amerikanë janë të paktën 21 vjeç.
Hapat që nevojiten për të aplikuar për një vizë të SHBA-ve:
†Përcaktoni llojin e vizës që ju duhet për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.
†Plotësoni formularin e aplikimit DS-160 në internet. DS-160 është një formular i qeverisë së SHBA-ve në internet dhe mund të plotësohet në https://ceac.state.gov/CEAC.
†Secili aplikues duhet ta plotësojë këtë formular përpara se të përdorë shërbimet në këtë faqe interneti.
†Kthehuni në këtë faqe interneti dhe plotësoni hapat e mëtejshëm të aplikimit për të caktuar një takim në seksionin konsullor.
†Krijoni një llogari përdoruesi.
†Vendosni numrin e konfirmimit DS-160 për secilin aplikues që aplikon për një vizë.
†Plotësoni procesin e kthimit të dokumenteve nga korrieri.
†Paguani tarifën(at) e aplikimit për vizë jo imigruese (MRV).
†Caktoni një takim në seksionin konsullor
†Ndiqni takimin në seksionin konsullor.
†Pas intervistës tuaj, ndiqni udhëzimet specifike të dhëna nga seksioni konsullor ose kontrolloni këtë faqe interneti për statusin e vizës dhe informacione për dërgimin.
Aplikantët e një grupmoshe të caktuar që rinovojnë një vizë të mëparshme të Shteteve të Bashkuara mund të kenë të drejtën të aplikojnë për një vizë pa marrë pjesë në një intervistë konsullore. Përshtatshmëria për anulimin e intervistës do të përcaktohet ndërkohë që aplikanti kryen procesin e planifikimit të një takimi nëpërmjet kësaj faqeje. Vendimi do të merret bazuar në përgjigjet e dhëna për kriteret kualifikuese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.