AKTUALITET

Kapen 281 punonjës të paregjistruar, pezullim aktiviteti për 84 subjekte

23:00 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Financave ka bërë publike disa të dhëna në kuadër të fazës së re të operacionit kundër informalitetit. “Të dhënat e kësaj jave nga Inspektorati i Punës tregojnë se nga 196 subjekte me 2,096 punëmarrës gjithsej, 281 individë rezultuan të paregjistruar në organet përkatëse. Sot, 276 prej tyre u formalizuan. Gjithashtu, janë marrë masa për pezullim aktiviteti për 84 subjekte, ndërsa për 14 subjekte të tjera janë marrë masa paralajmëruese”, njofton ministria e Financave. Ndërkohë, ka rezultuar se në Durrës dhe Korçë operojnë subjekte që ushtrojnë aktivitetet e tyre në 200 metra katrorë sipërfaqe dhe rezultojnë të paregjistruar në QKB dhe në organet tatimore. Dy ditë më parë nisi zbatimi i aksionit kundër informalitetit, që u paralajmërua nga kryeministri Rama.




Ministria e Financave, Anila Denaj ka bërë të ditur se dy ditë më parë: “Nis zbatimin plani operacional kundër informalitetit, ku prioritet do të jetë kuponi tatimor, puna në të zezë dhe lëshimi i faturave”. Administrata Tatimore është në terren për kryerjen e monitorimeve në bazë të analizës së riskut, por asnjë subjekt që është në të drejtën e tij nuk ka arsye për t’u shqetësuar. “Plani operacional po ndërmerret në kuadër të luftës kundër informalitet dhe sikurse edhe kryeministri i vendit u shpreh, kosto për bizneset që nuk zbatojnë ligjin do të rezultojë shumë më e kushtueshme në krahasim me detyrimet që lindin nga zbatimi i tij”, bëri të ditur ministrja Denaj. Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë, teksa prezantoi drejtoreshën e re Tatimeve, Delina Ibrahimin, lajmëroi një projekt të ri për që synon dixhitalizimin e faturave fiskale. Kryeministri tha se po punohet për fiskalizimin, ku çdo faturë do të jetë në kohë reale dhe e monitoriueshme. Kryeministri tha se do të monitorohen edhe faturat e bizneseve nëpërmjet bankave që të mos ketë fatura fiktive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.