KULTURË

Ndryshimi i Kampusit të Arteve, “nuk cenohet kompleksi i Bosios”

18:30 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Do të na duhej të prisnim një gjysmë shekulli, deri sa të vinte kjo ditë. Prezantojmë konceptin e projektit të Kampusit të ri të Universiteti i Arteve, Tirane, realizuar nga arkitekti Marco Casamonti së bashku me studentët e FAU. Një hapësire e re jo vetëm për Universitetin por edhe gjithë komunitetin! Një ndërhyrje e domosdoshme, që jo vetëm ofron ambiente të denja që stimulojnë kreativitetin, por edhe pastrojnë një monument kulture nga ndërhyrjet e viteve të socializmit. Më shumë hapësira për studentë, pedagogë e artistë. Në fund do të përfitojmë një hapësirë funksionale e estetike, që jo vetëm nuk cenon kompleksin e ndërtesave të Bosios, por i përqafon dhe i ridimensionon ato”.




Ka qenë ky postimi i Ministres së Kulturës Elva Margariti shoqërua me disa imazhe, të skicë ideve se si mund të jetë Universiteti i Arteve.

Ministrja thekson se nuk cenohet kompleksi i Bosios, dhe nënteksti vë në dukje se kompleksi në fjalë ëshët zonë e mbrojtur e Minsitrisë së Kulturës, si monument i kategorisë së Dytë të cilit ui ruhet pikërisht fasada. “GSh” ka pyetur drejtoreshën e Insitutit të Monunmenteve të Kulturës për sa më sipër, dhe Arta Dollani tha dje se është një koncept i një grupi studentësh. “Studentët e Genovas dhe studendët shqiptarë nënë udhëheqjen e dy profesorëve Casamonti Eled Fagu, punuan dhe realizuan një uorkshop me temën ‘Kampusi i Universietit’. Me këtë ide ose këtë koncept u përfshi një riformulim i programit të tre falkuleteteve dhe u paraqit (par)dje një koncept për të gjitha palëve”, theksoi Dollani. E pyetur nëse zona ëshët ende nën mbrojtje, ajo tha se kompleksi është monument i kategorisë së dytë duke rikujtuar se është koncept studentor me linjat  e stundetëve. Ajo çcka gjatë rishikimit mund të ndryshojë është ajo zonë e universitetit që ka qenë shtesë e mëvonshme, e që përbën formën e shkronjës U.

Por ndërsa MK premton mos cenimin e projektit të Italianit Bosio gjatë kohës së mbetrërisë, ka pasur edhe artistë që  e kanë vlerësuar, për arsye krejt të tjera.

Aleksandër Peçi shkroi dje se: “projekti i kampusit Universiteti i Arteve duket si një ëndërr kaq e bukur, kaq e mbrekullueshme, kaq e jashtëzakonshme, sa që duam te dalim sa me shpejt nga kjo ender, e ta shohim realisht, ta ndjejmë realisht, të emocionohemi realisht nga tingujt që do ta përshkojnë kete hapësirë gjigande rrethore të një karuseli gjigand që ka kampusi. Kjo formë karousele me jep ndjesinë e formës së veprës sime Carousel structure CD Made in USA Neë York production. Uneë e imagjinoj bukur shumë e sa do doja ta shkruaja një veper të re me një strukture karousele për inaugurimin e Campusit, ku të hyjnë në një vizion eliptiko – rrethor tinguj e epokave klasike dhe ato moderne. Kjo ide e arkitektit përputhet me idene time që një konservator përveçse duhet të konservojë traditën botërore e shqiptare, duhet të jetë edhe njeë iluminator për të ndriçuar epokat që vijnë. Dhe këtë dinë ta bëjnë vetëm artistët vizionare”.

Më herët, Elva Margariti vërente se prej themelimit të Institutit të Arteve, në vitin 1966, salla e koncerteve në Universiteti i arteve F. Arteve te Bukura nuk ka parë prekje serioze, restauruese, duke iu lënë mëshirës së kohës. “Duke parë kushtet aktuale, në të cilat ajo ndodhet; nevojën imediate për ndërhyrje; por mbi të gjitha rëndësinë që kjo sallë ka, jo vetëm për jetën e Universitetit të Arteve, por atë artistike në përgjithësi, këmbëngula fort që, hartimi i projektit për restaurimin e saj të ishte prioritar. Së bashku me zv.ministrin e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja, Menaxherin e TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri, Rektorin e Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi dhe Drejtorin e Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, Nino Merola nënshkruam marrëveshjen për kryerjen e studimit të fizibilitetit dhe projektin e zbatimit për restaurimin dhe rikonstruksionin e sallës së koncerteve në Universitetin e Arteve, në Tiranë”- shprehej Ministrja më 4 korrik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.