Kryesore

Një ditë para vendimit për Valbona Sakon, Vangjush Dako takoi kryetaren e Gjykatës së Durrësit

20:38 - 19.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Durrësit i ka vërtetuar sot (19 korrik) mandatin si kryetare e  Bashkisë së qytetit bregdetar, Valbona Sako.Vendimi i marrë nga gjyqtari Shpëtim Reka, erdhi dy ditë pas gjyqtarja e po të njëjtës gjykatë, Mimoza Margjeka, vendosi të mos i njihte mandatin me pretendimin se ishte shkelur Kodi Zgjedhor duke regjistruar Partinë Bindja Demokratike.Por, çfarë ndodhi pas vendimit të parë të Gjykatës së Durrësit?




Pasi gjyqtarja Margjeka vendosi të mos i njihte mandatin, ishte Partia Socialiste që iu drejtua me një tjetër kërkesë po të njëjtës gjykatë. Gjyqtari Shpëtim Reka ka pranuar tsot ë japë një vendim ndryshe nga ai i koleges së tij.Sipas “Exit.al”, një ditë më parë, në Gjykatën e Durrësit ka shkuar kryebashkiaku aktual Vangjush Dako dhe ajo e zgjedhur Valbona Sako, ku kanë zhvilluar një takim me kryetaren e gjykatës, Joana Qeleshi.

Pas takimit, Partia Socialiste ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për shqyrtimin e mandatit. “Exit.al” thotë se kryetarja Joana Qeleshi “ka manipuluar shortin duke ia caktuar çështjen gjyqtarit Shpëtim Reka, një mbështetës i njohur socialist”.

Po sot, Partia Socialiste i është drejtuar me një tjetër kërkesë Gjykatës së Tiranës, pasi ajo vendosi të mos i njihte mandatin kandidatit të majtë për bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku. Më 15 korrik, Gjykata e Tiranës shpalli mos kompetencë për vendimin, duke ia kaluar Gjykatës Administrative./ Panorama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.