BLUETOOTH

Nuk pritej, sfida e plakjes acaron moderatoren e njohur: Çmenduri!

10:50 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej disa ditësh rrjetet sociale janë pushtuar nga imazhe të modifikuar me filtrat e aplikacionit “FaceApp”. Po ashtu, edhe shumë personazhe publike kanë rënë pre e këtij aplikacioni, duke modifikuar fotot e tyre kryesisht për të parë veten sesi do të duken në të ardhmen. Siç duket, kjo sfidë nuk është pritur mirë nga të gjithë. Moderatorja e njohur shqiptare, Fjodora Fjora, nëpërmjet një postimi në “Instagram” u është kthyer të gjithë atyre që po e përdorin këtë aplikacion.




“Bëj be do e mbyll ‘Instagram’-in për sa kohë do të shoh miqtë e mi se si do duken pleq! Shijoni rininë se kjo nuk kthehet më, do e shihni pleqërinë çdo ditë në pasqyrë. Çmenduri”, ka shkruar Fjodora ndërkohë që është mbështetur nga shumë komentues.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.