Kryesore

Operacioni 450.000 euro për të shpëtuar një jetë! Naçi: Krahë për të

22:05 - 19.07.19 gsh

Emro është vetëm 20 vjeç, studenti nga Ulqini rrezikon jetën nga një sëmundje shumë e rendë. I riu po lufton për të jetuar. I duhet të bëjë një trajtim të specializuar në spitalin Unilkinik në qytetin Keln të Gjermanisë.



E vetmja mundësi është shërimi në këtë spital terapia e së cilit kushton 450.000 euro. Elvisi tha se rasti i tij është specifik, ai po lufton për jetën e tij. Thirrjet nuk munguan në studion e shqiptarëve për ta ndihmuar

“Të afërmit dhe miqtë e Emros janë sot me ne në publik. Shqiptarët do bashkohen dhe ne shpresojmë se do ta ndihmojmë Emron. Shuma është e madhe por bëhët fjalë për jetë, ne do ti bëjmë të gjitha sakrificat. Nëse bashkohen 450.000 shqiptarë me një euro grumbullohen. Fondacioni Fideues do kontibojë fillimisht 5100 euro, 4500 vetë na duhen me 100 euro kontribut, unë jam i pari me 100 euro, fondacioni jep 5000 euro”, u shpreh Elvisi

Ky rast për të shpëtuar një jete u trajtua në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 ku të ftuar ishin të afërmit dhe motra e Emros. Ata thanë se dhimbja i kishte kapluar jo vetëm ata por mbarë Ulqinin.

Bashkë do të mundohemi që ta mbledhim shumën dhe të bëhemi krahë që Emro te jetojë u shpreh Elvis Naçi në studio.

Albana Abazi halla tha se sëmundja e djalit është sëmundje e gjakut, ai ka një lloj agresiv të sëmundjes së gjakut.

“Ai është në stadin e katërt, Emro nuk ka pasur asnjë shenjë që ta paralajmëronte se trupi i tij nuk është mirë. Prej nëntorit djali është në trajtim ai ka bërë 9 kimioterapi. Nga muaji maj ka agravuar situata. Kemi gjetur një spital në Gjermani që merret me këtë sëmundje. Emro është në një grup me njerëzit që janë shëruar. Na thanë atje që djali mund të shërohet, fati i tij që është i ri dhe mund të shërohet. Terapia e re ka të bëjë me modifikimin e qelizave të gjakut, është fjala e fudnit e shkencës kthehet në Amerikë atje e modifikojnë dhe futet në vena. Besojmë se Zoti i madh dhe kontributi i tyre do ta shërojë, Emro ka qenë në kontakt me njerëzit në Amerikë që janë shëruar”, u shpreh halla.

Noemi Abazi, e motra tha në studio se vëllai i saj e do jetën “ai është i dashur, është modest, ai është në një dhomë të izoluar dhe pret”.

Elvisi tha se shpresoj që t’ia dalim. “Tani djali është dobësuar pasi ka kryer 9 kimioterapi. Kam shumë shpresa se ne do ta arrijmë shumën e kërkuar”.

Munib Abazi, xhaxhai i djalit thotë se gjithë Ulqini ështe pikëlluar për sëmundjen e rëndë të nipit të tij. “Ne jemi vend i vogël, njihemi me njëri-tjetrin, është ngritur qyteti në këmbë, si popull shqiptar atje ju falënderoj që po e bëni këtë thirrje për ndihmë. T’i japim shpresën Emros”.

“Sikur vetëm një mbasdite shqiptarët t’i kushtojnë vetëm 10 euro për djalin, jo t’u blejnë akullore në plazh fëmijëve akullore për një mbasdite”, ishte apeli i Sidritit.

Nuk ka munguar as apeli i moderatores Ola Bruko. “Le ta shpëtojmë Emron nga kthetrat e vdekjes. Deri tani 119.115 dollarë ka shkuar shumë deri tani, ma konfirmojnë. Paratë janë mbledhur në më pak se 40 orë në llogarinë Gofundme”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.