AKTUALITET

“Të mitur të përfshirë në këtë ngjarje”, Prokuroria flet për rastin në Arapaj

14:52 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas publikimit në media të ngjarjes së ndodhur në Arapaj, ka reaguar Prokuroria e Durrësit.




Në njoftimin zyrtar, prokuroria thotë se nuk ka ndodhur dhe nuk është tentuar të kryhet vepra penale e “Marrëdhënieve seksuale me të mitur”.

“Rasti ka të bëjë me persona të mitur të përfshirë në këtë ngjarje dhe për këto arsye bazuar në parashikimet e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur ju bëjmë me dije se është i ndaluar çdo lloj publikimi lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i Plotë:

Sipas informacionit që u administrua nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, lidhur me rastin që është përhapur në media që ka të bëj me një ngjarje të ndodhur ne Arapaj Durrës, ju informojmë se:

Është regjistruar çështja penale Nr.1288 që bën fjalë për veprën penale të parashikuar nga nenet 108/a dhe 110/2 të Kodit Penal.

Nuk janë të sakta njoftimet e përhapura në media lidhur me këtë çështje, sipas akteve të administruara nuk ka ndodhur dhe nuk është tentuar të kryhet vepra penale e “Marredhenieve seksuale me të mitur”.

Rasti ka të bëjë me persona të mitur të përfshirë në këtë ngjarje dhe për këto arsye bazuar në parashikimet e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur ju bëjmë me dije se është i ndaluar çdo lloj publikimi lidhur me rastin.

Do të kërkojmë mirëkuptimin tuaj për mospublikimin e rastit si arsye e parashikimeve të ketij Kodi.

Duke ju falenderuar për vëmendjen!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.