BOTA

Tërmeti i fuqishëm lëkund Athinën, panik tek qytetarët

14:07 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë ka tronditur kryeqytetin grek Athinën, këtë të premte, duke shkaktuar panik tek qytetarët.




Qendra Evropiane e Monitorimit të Tërmeteve regjistroi epiqendrën e tërmetit në 22 km (14 milje) në veriperëndim të qytetit.

Sipas dëshmitarëve,  “tërmeti ishte i fortë, por fatmirësisht lëkundjet nuk zgjatën shumë”.

Të tjerë kanë treguar sesi njerëzit vraponin në rrugë, duke dalë me shpejtësi nga banesat.

Tërmeti shkaktoi ndërprerje të kufizuar të energjisë në qytet dhe zjarrfikësit raportuan se po merrnin thirrje për njerëzit që u bllokuan në ashensorë.

Deri më tani, nuk ka njoftime për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.