AKTUALITET

Tregu celular, Autoriteti i Konkurrencës: Të rregullohen tarifat me pakicë

18:30 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti i Konkurrencës kërkon rregullimin e tarifave me pakicë të telefonisë celulare për operatorët me pozitë dominuese. Përmes një pakete rekomandimesh për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Autoriteti i Konkurrencës vëren se tregu i shërbimeve celulare ka probleme që kërkojnë masa të reja rregullatore. Një tjetër rekomandim është që detyrimi i mosdiferencimit për tarifat e thirrjeve brenda rrjetit dhe jashtë rrjetit të aplikohet vetëm për operatorët me dominancë në tregun e pakicës. Nga AKEP adresimin e problemit e diferencës së madhe që ekziston mes tarifave të paketave ofertë dhe tarifave standarde të shërbimeve celulare, që ngelen shumë të larta. Autoriteti i Konkurrencës rekomandon, gjithashtu, marrjen e masave që operatorët dominantë të mos shfrytëzojnë të ardhurat nga trafiku ndërkombëtar për të subvencionuar tarifa kombëtare nën kosto. Kjo do të nënkuptonte vendosjen nën rregullim nga AKEP të tarifave të terminimit ndërkombëtar. Autoriteti i konkurrencës kërkon bën të ditur se AKEP do të monitorojë implementimin efektiv të masave rregullatore të vendosura në tregjet me shumicë, dhe, nëse aplikimi i këtyre masave nuk do të ketë efekt pozitiv në rritjen e konkurrencës në tregun me pakicë celular, AKEP do të rishikojë përfundimet e kësaj analize tregu dhe masat rregulluese.




Kërkesat
Autoriteti i Konkurrencës i kërkon AKEP marrjen e masave rregullatore nga AKEP ex-ante, sipas detyrimeve që përcakton ligji. “Nëse rregullatori konkludon se konkurrenca në një treg përkatës nuk është efektive për shkak të ekzistencës së një sipërmarrësi me fuqi të ndjeshme në treg, rregullatori duhet ta shpallë sipërmarrësin me fuqi të ndjeshme në treg dhe të aplikojë masat rregullatore mbi sipërmarrjen/sipërmarrjet me fuqi të ndjeshme në treg. Vlerësojmë se detyrimet e propozuara nga AKEP për FNT në tregun me shumicë të akses dhe origjinimit të thirrjeve nuk mjaftojnë, pasi karakteristikat e tregut të pakicës së telefonisë celulare, nuk pasqyrojnë një treg konkurrues dhe prandaj shprehemi se nuk janë të mjaftueshme masat rregulluese në tregjet me shumicë akses/origjinimi). Edhe në kushtet aktuale të tregut të telefonisë celulare, të efekteve të pamjaftueshme të vendosjes së mos-diskriminimit për të gjithë operatorët, është e domosdoshme vendosja në të njëjtën kohë e detyrimeve në tregjet me shumicë të terminimit dhe të akses – origjinimit të thirrjeve, edhe e detyrimeve në tregun me pakicë, të tillë si rregullimi i tarifave me pakicë të shërbimeve celulare për operatorin me fuqi të ndjeshme në treg, pasi masat e marra nga AKEP në Tregun me shumicë nuk kanë dhënë efektet në tregun me pakicë”-thuhet në rekomandim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.