Kryesore

Akuza të rënda për drejtësinë, Basha: Dako duhet të ishte në burg, sundimi i Ramës…

10:08 - 20.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për kryedemokratin Lulzim Basha drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatës kriminale të rilindjes.




Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se në Durrës pushteti lokal kontrollohet nga krimi i organizuar, falë mbështetjes që i ka siguruar Vangjush Dako e Edi Rama.

Sipas kryedemokratit, Dako duhet të ishte në burg, por shton se, me këtë drejtësi që ka vendi sot nuk do ketë kurrë politikanë në pranga.

STATUSI I PLOTE

Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit. Bashkëpunëtori i bandës kriminale të Avdylajve, liruesi nga burgu i Lul Berishës dhe pastruesi i parave të krimit në Durrës, duhet të ishte në burg, por ai është padroni i atyre që që duhet ta dërgonin në burg.

Drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatës kriminale të rilindjes. Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale.

Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg. Me këtë drejtësi, prangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe krimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë. Çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në qeveri është domosdoshmëri për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin e vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.