POLITIKË

Berisha me muxhahedinët: T’i përzëmë të gjithë diplomatët, ju jeni përfaqësuesit e vërtetë të Iranit (VIDEO)

12:44 - 20.07.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Më 13 korrik 2019, në Ashraf 3, ku banon grupi kryesor opozitar iranian, muxhahedinët (MEK) u mbajt një konferencë e madhe ndërkombëtare mbi Iranin.

Qindra personalitete nga të dy krahët e politikës dhe nga të dy anët e Atlantikut si dhe nga Lindja e Mesme qenë të pranishëm mes mijëra anëtarëve të MEK, të cilët u zhvendosën në Shqipëri nga Iraku në vitin 2016. Mes folësve në këtë event ishin avokati personal i presidentit amerikan Donald Trump, Rudy Giuliani, Senatori Joseph Lieberman, ish Sekretari i Sigurisë Kombëtare Tom Ridge, anëtarë aktualë dhe të mëparshëm të Kongresit, ligjvënës europianë, ish-komandantë të ushtrisë amerikane, dhe një delegacion personalitetesh politike nga anë të ndryshme të politikës. Majko, Berisha, Mediu folën përpara një audience prej mijëra vetësh në një tubim të madh të Muxhahedinëve iranianë në Ashraf 3 – Manëz.

Ish-kryeministri Berisha i cili ishte i ftuar special në këtë ceremoni u prit me ngrohtësi nga të gjithë muxhahedinët në tubim. Ai tha:

“Është kënaqësi dhe nder i madh për mua t’ju përshëndes. Jeni njerëz që keni luftuar për shumë vite, për të drejtat e njeriut dhe për demokraci. Njerëz që jeni përballur me vështirësi për shumë vite por keni qëndruar më këmbë. Ju frymëzoni çdo qenie njerëzore me betejën tuaj,” tha Berisha.

“Dy vite më parë isha në Paris në takimin tuaj. Në atë kohë, fuqitë e mëdha po negocionin me regjimin iranian dhe mendoja se sa vështirësi do të krijonte kjo për betejën tuaj kundër regjimit iranian. Por pak vite më vonë u vërtetua që kishit të drejtë. Ju jeni shpresa e kombit tuaj,” shtoi ai.

“Shqipëria duhet të përjashtojë dhe do të përjashtojë çdo përfaqësues zyrtar të mullahëve. Ju e përfaqësoni Iranin,” vazhdoi Berisha.

“Plani me dhjetë pika i Maryam Rajavi-t është një plan i frymëzuar nga 100,000 martirët tuaj. Është një plan bazuar në vlerat universale. E mbështes plotësisht triumfin tuaj. Mullahët e kanë treguar se nuk kanë besim,” tha ai.

“Herët a vonë mullahët do të përballen me atë që meritojnë. Kalifati i mullahëve nuk do të triumfojë kurrë në rajon,” konkludoi ish-kryeministri shqiptar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.