BOTA

Britania: Irani ka konfiskuar dy cisterna të naftës në Ngushticën e Hormuzit

12:43 - 20.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet e Britanisë së Madhe thanë se Irani ka konfiskuar dy cisterna të naftës në Ngushticën e Hormuzit të premten dhe kanë paralajmëruar Teheranin të lirojë anijet ose do të përballet me pasoja.




Garda Revolucionare e Iranit tha se ka parë anijen Stena Impero me flamur të Britanisë, dy javë pas konfiskimit nga Britania të cisternës iraniane në Gjilbraltar.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, tha se cisterna e dytë, e njohur si Mesdar, e udhëhequr nga Britania, nuk është konfiskuar. Sipas agjencisë, thuhet se anija është liruar pasi iu dha një paralajmërim për siguri.

Stena Impero dhe Mesdar ndryshuan drejtimit brenda 40 minutave pas hyrjes në Ngushticën e Hormuzit, duke marrë drejtimin për nga Irani, thuhet pasa raportimit të të dhënave në teren.

Më vonë, sipas raportimeve, anija Mesdar kishte ndryshuar sërish drejtimin duke u kthyer në Gjibraltar.

“Këto konfiskime janë të papranueshme. Liria e navigimit është thelbësore si dhe mundësia që të gjitha anijet të lundrojnë lirshëm në rajon”, tha ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.

Hunt, më vonë, tha se do të ketë pasojë nëse Irani nuk e rikthen kontrollin e anijeve, por theksoi se Britania nuk konsideron të zhvillojë operacione ushtarake.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të mund të bisedonte me Britaninë, pas polemikave nëse SHBA-ja ka rrëzuar një dron iranian të premten në Ngushticën e Hormuzit.

Marrëdhëniet mes Iranit dhe Perëndimit janë acaruar pas konfiskimit nga autoritetet britanike të cisternës Grace 1 që kontrollohej nga Irani më 4 korrik, nën dyshimet se po bënte bartjen e naftës në Siri, në kohën e sanksioneve nga shtetet evropiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.