BLUETOOTH

Donte s’donte doli haptazi! Këngëtari i njohur pranon lidhjen me motrën e Loredanës

17:00 - 20.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej kohësh qarkullojnë lajme, se këngëtari i njohur Gent Fatali është në një lidhje me motrën e reperes, Loredana Zefit, Rozafën. E kanë pranuar me foto të ndryshme, por edhe e kanë mohuar në intervista të ndryshme që janë çift. Gjithsesi, i ftuar ditën e djeshme në emisionin e Rudinës, Genti është pyetur se a është i dashuruar? “Ndoshta”,-ka qenë përgjigjja e tij.




Rudina ka insistuar më shumë duke e pyetur nëse janë të vërtetë zërat se është në një lidhje me motrën e Loredanës? I buzëqeshur, me sytë që thonin po, Genti ka thënë nuk është i lidhur me Rozafën, edhe pse fytyra e tij, tregonte tjetër gjë. Reagimi i Rudinës ka qenë “Seriozisht e ke”? Ajo e ka uruar çiftin, sepse dukej qartazi nga përgjigjja që ata janë bashkë. Vulën ia ka vënë Genti në fund, kur Rudina e pyeti se çfarë duhet të këtë një vajzë që ta pëlqejë ai? Ai ka thënë duhet të jetë si Rozafa, e bukur, e qetë dhe e kuptueshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.