SPORT

Komplot ndaj Skënderbeut, roli i FSHF-ës dhe UEFA-s, flet Takaj

15:58 - 20.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një konferencë të jashtëzakonshme, presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka folur për dënimin e klubit korçar nga UEFA, lënien në fuqi nga CAS dhe atë çka fshihet pas këtij dënimi ekzemplar:




“Të publikohen të gjitha dosjet, sepse ne e dimë sa të pafuqishëm jemi ndaj UEFA-s. Nuk kemi të bëjmë me një dënim të UEFA-s, por të personave të veçantë. Çdo dëshmitar anonim do dalë pa emër dhe do deklarojë. Nuk ka asnjë germë, as një njeri, që të ketë denoncuar. Deklarata e portierit të Krusader nuk është marrë parasysh. Ai person ishte bixhozxhi. Tom Meiz e ka biznes.

Për përfitime njerëzit nuk pyesin më për asgjë. Nuk dua ti quaj të mirëqenia indicet që a i quan prova. Nëse do ti përkisnim një shteti të madh, janë me mira raporte që shtypen dhe i çohen federatave. Nëse do të ishim një shtet i madh, nuk do ishim dënuar. Ju shkon në mendje juve që Sportradari ka 10 vjet që monitoron Skënderbeun. Kur bën një krim nuk të lenë të vrasësh 15-20 që të quajnë fajtor. Skënderbeu u bë kurban për punë milionash. Problemi është se jemi vend i vogël dhe mund të eksperimentojnë, të bëjnë ccfarë të duan.

Pse nuk u dënuan ata në Belgjikë? Në Spanjë dini ju të jenë dënuar nga UEFA. Pse nuk kanë shkuar këta zotërinj të ndihmojnë prokurorinë? Burimet tona na kanë thënë që emaili kërcënues ka ardhur nga Tirana jo nga Korça. Në rregulloren e UEFA-s thuhet që të dënohet 1 klub duhet të jenë të përfshirë, president, lojtarë staf. Në rastin tonë nuk ka të përfshirë. Dënohet një klub pa autor. Do e pranoja pot ë dënohesha vetëm unë. Kurse kështu dënohet një qytet, një tifozeri, që për mua është më e mira. 300 kilometra kanë bërë tifozët e Skënderbeut dhe e kanë mbushur me 12 mijë e 500 tifozë “Elbasan Arenën”.

Dyshoj që mund ta mbushë ndonjë klub. Kam një detyrim moral ndaj atij qyteti. Do vazhdoj projektin me Skënderbeun. Ai qytet do të ketë ekipin e futbollit dhe në nivele të larta. Nuk e di si do jetë pjesa e gjobës, që të marrim një vendim të dytë. Ne do marrim një vendim në të mirë të futbollit. Pjesa e gjobës nuk është e mirëmenduar dhe e studiuar. Për një klub shqiptar është shumë e mirëmenduar 1 milionë euro dhe 10 vjet pjesëmarrje. Këtu flitet për zhdukje. Nuk na dalin më shumë se 2 persona që janë marrë me dënimin e Skënderbeut. Çelësat e zyrës i ka Eduart Dervishi. I kemi mundësi ti vërtetojmë të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.