BLUETOOTH

Lojë apo reale? E vërteta e ‘divorcit’ të Keisit me Stresin

17:45 - 20.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Prej kohësh është përfolur lidhja e tyre dhe ndjenja e madhe e dashurisë së reperit Stresi dhe bashkëshortes së tij, Keisi. Edhe pas arrestimit dhe qëndrimit të tij në burg, Keisi nuk e braktisi. Përkundrazi! Qëndroi me të në ditët e tij më të vështira. Edhe në rrjetet sociale edhe në realitet ajo mundohej t’i qëndronte pranë. Ndërkohë që u vu re edhe afrimiteti dhe prania e shpeshtë e prindërve të reperit me bukuroshen. Edhe në ditën kur Stresi u lirua nuk kishte si të mungonte bashkëshortja dhe krushqit së bashku me prindërit. Ishte pikërisht Keisi ajo që postoi në rrjetet sociale foton e pritjes së tij me familjen e plotë. Por pas daljes së tij sikur ndryshuan gjërat. Nëpër rrjetet sociale, që prej të hënës, ata nuk ndiqen më me njëri-tjetrin dhe duket se diçka nuk shkon! Portalet kanë folur për një ‘ndarje’ të mundshme, por ende nuk i dihet sesi qëndron e vërteta! Keisi ka hequr nga bio në ‘Instagram’ mbiemrin Lushaj dhe madje ka fshirë të gjitha fotot dhe dedikimet që bëri për bashkëshortin e saj Stresi, kur ky ishte në burg. Portalet rozë shkruan të hënën se martesa e dyshes po shkon drejt divorcit, por askush prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë. Në periudhën që ka qenë brenda në burg Keisi ka qenë mbështetja më e madhe për Stresin. Rrjetet sociale të saj çdo ditë kishin postime që kishin lidhje me reperin shqiptar. Kohët e fundit Keisi jo vetëm që nuk po bën me statuse me Stresin, por ka hequr dhe të gjitha fotot e tyre bashkë nga ‘Instagrami’. As në profilin e Stresit nuk ka foto të Keisit.




keisi 6 keisi 5 keisi 1(1) keisi 3(1) keisi 2(1) keisi 3
<
>

Asnjëri prej tyre nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetin social. Ajo ka postuar një foto të sajën, ku shfaqet tejet sensuale. “Dhuroi mungesën tende atyre qe nuk vlerësojnë prezencën”- shkruan Keisi krahas një fotoje të saj të postuar në ‘Instagram’. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sherr të momentit apo një ndarje përfundimtare mes çiftit. Kujtojmë që një vit më parë Stresi dhe Keisi treguan se u martuan, por nuk bënë dasmë. “Ne të martuar jemi, por nuk kemi bërë dasmë. Planet i kemi, por me kismet, sepse është pak vështirë. Unë kam familjen jashtë dhe Stresi është duke mbaruar albumin e fundit. Unë e mbështes në karrierë, por për të dy, ai duhet ta bëj këtë gjë, kur t’i mbyllë të gjitha dhe të bëhen letrat për të ikur jashtë do bëjmë dasmën”- ka thënë më herët Keisi. Pas daljes nga burgu menduam se historia e dashurisë mes Stresit dhe Keisit do të përforcohej më shumë, por me sa duket të dy shikohen të relaksuar, një ditë pasi lajmi u përhap me shpejtësi për ndarjen e tyre. Menduam se ky mund të ishte dhe një lojë e çiftit, por Stresi ka publikuar një video, një dhomë të errët me qirinj, ku mesa duket disa femra po i bëjnë masazh. Pamjet janë të turbullta, por femrat në dhomë dallohen. Ndërsa nga ana tjetër Keisi ka postuar një foto, ku duket e paqtë teksa darkon jashtë! Megjithatë e gjithë ngjarja mbetet e dyshimtë, deri në një reagim të hapur të çiftit. E ndërkohë që të gjithë po pyesin se çfarë po ndodh mes tyre, Keisi ka tjetër hall. Ajo ka pyetur dje ndjekësit nëse i shkojnë flokët e shkurtra! T’i pres apo jo?! Ky është problemi që po shqetëson për momentin Keisin! Më pas ajo e fshiu foton dhe u kërkoi miqve t’i shkruajnë në privat pasi ‘Instagrami’ i saj është mjaft publik. Duket sikur ndarja që po përflitet nuk ekziston gjëkundi në fjalorin e saj! Të jetë vetëm një lojë e çiftit?  Ndërkohë që detaji që nuk kaloi pa u vënë re ishte se pak ditë më parë, Keisi na tregoi se ende e mban unazën e martesës në gisht, edhe pse jo në atë të duhurin ku mbahet unaza, gjë që tregonte se ende nuk ia kishte kthyer bashkëshortit për të treguar një ‘mbyllje të kapitullit’ mes tyre. Pra të jetë e gjitha lojë e të dyve? Femrat nuk dukeshin qartazi dhe unaza e martesës nuk është zhdukur nga dora e Keisit. Mbase bëhet fjalë vetëm për një zënkë të momentit. Në fund të fundit, nuk është hera e parë që heqin fotot e nuk ndjekin më njëri-tjetrin, por të themi atë që duket qartazi. As njëri e as tjetri nuk duket se po e ‘vuajnë’ kaq shumë këtë ‘ndarje’ të shumëpërfolur. Pra, të jetë lojë?


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Cjane keto tituj te hallakatur,dhe pa sens.Edhe thoni “E verteta e divorcit” te …,d he ne fakt vini verdalle me lojra fjalesh dhe jo te vertete qe nuk thoni,por sic flasin mes tyre njerez te dehur,apo edhe me keq,te droguar,qe tjeter nisin dhe tjeter bitisin ne biseden mes tyre.

    Përgjigju &amp;darr;