AKTUALITET

Makina përplaset me bordurën, vdes 31-vjeçari

08:15 - 20.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Tiranë.




Sipas policisë, shtetasi në fjalë me iniciale B. M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë i riu ka humbur jetën. Policia ka nisur sakaq hetimet për ngjarjen.

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.