SPORT

Video/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti tiranas, Fatmir Frashëri

09:50 - 20.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme, u nda nga jeta ish-futbollisti, trajneri dhe presidenti i Tiranës, Fatmir Frashëri. Presidenti Ilir Meta përcolli lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Frashërit, duke e cilësuar “kampionit tonë të madh e të papërsëritshëm tiranas, si në fushë e në pankinë, por edhe jashtë ambienteve sportive, një prej legjendave të futbollit shqiptar”. “Familja Frashëri, që i dha aq shumë personalitete kombit tonë në të gjitha fushat, natyrisht që do t’i jepte një gjigand edhe në fushën e blertë por edhe si trajner”, tha Meta.




futbollisti 1 futbollisti 3 futbollisti 2
<
>

Sipas tij, si lojtar, trajner e President dinjitoz i Tiranës, Fatmiri ynë i dashur do të mbahet mend përjetë për virtuozitetin dhe talentin e rrallë, aq sa me të drejtë për të thuhet se nuk ishte futbolli që e bëri të madh, por ishte pikërisht ai që i dha kuptim këtij sporti si rrallëkush, duke qenë njëherësh sportist i dalluar dhe intelektual i spikatur! “I ruaj me nostalgji emocionet e takimit tonë të fundit dhe bisedën e ngrohtë që patëm, duke uruar së bashku për rezultate më të mira e më të larta për sportin tonë! Ndaj uroj që amaneti i tij të përmbushet nga brezat e rinj të sportistëve tanë!”, theksoi Meta. Presidenti ndau dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Frashëri, miqve e bashkëpunëtorëve të afërt, si edhe të gjithë sportdashësve shqiptarë. Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.