BLUETOOTH

Pas videos me fansen dhe kërcënimit të Arbenitës, reperi Fero qetëson situatën

21:00 - 20.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para disa ditësh, modelja e njohur Arbenita Ismajli publikoi në profilin e saj fotone një vajze që i shkruante partnerit të saj, Feros. Modelja e ironizoi vajzën në fjalë duke thënë: “Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim. Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!” Vajza në fjalë reagoi publikisht duke zbuluar edhe identitetin saj. Ajo quhet Serena Sula dhe ka qenë konkurrente në “Miss Shqipëria”.




Ndërkohë dy ditë më parë, në media u publikua dhe një video ku Serena shfaqej me Feron, video që, siç duket, nxehu keq Arbenitën, e cila nëpërmjet një postimi tregoi se do të largohej për në SHBA. Mirëpo, për herë të parë ka reaguar së fundmi edhe Fero, i cili ka sqaruar një herë e mirë se marrëdhënia e tij me Arbenitën po shkon shumë mirë. Ai ka publikuar klipin e tij të fundit, pjesë e të cilit është edhe Arbenita dhe ka shkruar: “7 milionë me gruan time më të mirën në botë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.