Show-Bizz

“Me biçikletë dhe plumba mbi kokë”/ Alketa rrëfen për fillimet e karrierës

11:19 - 21.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alketa Vejsiu ka postuar në Instagram një video ku shfaqet me biçikletë duke ikur për në punë. Natyrisht që komentueset e kanë ngacmuar, duke e pyetur nëse merr me vete edhe bukë me vete. Në përgjigje moderatorja ka rrëfyer për fillimet e karrierës së saj.  “Sa larg e ke punën me shtëpinë se besoj të shkoni me biçikletë ju që keni makina të mira. Bëre një xhiro, mirë bëre se kujton fëmijërinë, po bukë me vete ke marrë dhe ujë me akull si ne fakiret,”- i shkruan një ndjekëse Alketës.




“Bukë me vete nuk marr sepse ha para se të dal. Një shishe ujë po. Fakire kam qenë dhe unë. Me biçikletë me plumbat në maje të kokës në 97 në Top Albania Radio. 4 vjet prita me padurim sa bleva një Golf Ëolsvagen të përdorur të vjetër pa Ajër të Kondicionuar. Po kam një makinë më të mirë tani, por se dua fare fare. Vetëm biçikletë dhe trena dua unë. Janë më të mira se çdo avion privat dhe çdo Ferrari,”- i përgjigjet moderatorja ndjekëses.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.