AKTUALITET

“E ftuan për kafe dhe e vranë në derën e shtëpisë”/ Miqtë rrëfejnë si u vra Lato në Holandë

11:49 - 21.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar në Holandë. Festim Lato është qëlluar ne derën e shtëipsë nga persona ende të paidentifikuar.




Sipas burimeve të policisë holandeze mësohet se mbrëmë në darkë dy persona e kanë ftuar për kafe. Sapo ka dalë në prag të shtëpisë është qëlluar me armë dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Festim Lato ishte shtetas shqiptar nga Vlora që punonte dhe jetonte në Holandë prej 25 vitesh. Ai njihet ndryshe edhe si president i Republikës së Çamërisë, të cilën e shpalli më 30 tetor të vitit 2016.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë fillimisht miku i tij, Ali Aliu, i cili është vetëshpallur si kryeministër i Republikës së Çamërisë.

“Në Holandë nga vrasës të paidentifikuar, iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për vrasjen e Festim Latos, sot e familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e tronditur, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij. Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike. Festim Lato është heroi i parë Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë t u bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm! Kryeministri i Republikës së Çamërisë z. Ali Aliu’, shkruan ai në rrjetet sociale.

Nga policia shqiptare nuk ka asnjë informacion zyrtare për vrasjen e tij. Ndërkohë që të afërm e miq, vijojnë të shprehin ngushëllimet për humbjen e tij në rrjetet sociale./Gazeta Liberale


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.