AKTUALITET

Flet vëllai i Festim Latos: Më mori policia, kemi dërguar njerëz

12:43 - 21.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pavarësisht se nuk ka asnjë lajm të konfirmuar nga policia shqiptare, për vrasjen e Festim Latos në Holandë, miqtë dhe të njohurit e tij, vazhdojnë me mesazhet e ngushëllimit.




Vëllai i tij, Xhemil Lato ka thënë për Shqiptarja.com, se mbrëmjen e djeshme e kishin kontaktuar autoritetet holandeze për t’i dhënë familjen e vrasjes së vëllait në një atentat.

Është e vërtetë. Më ka marrë policia holandeze direkt dhe më njoftoi. Nuk e di kur ka ndodhur ngjarja, dje nga ora 21:00 më morën. Nuk dimë gjë më shumë. Kemi dërguar njeri atje të merret vesh. Janë edhe fëmijët atje. Kemi 4-5 ditë që kemi folur për herë të fundit, komunikoi me nënën, por nuk na kishte shprehur ndonjë rrezik. Festimi jetonte atje, por është i ndarë nga gruaja”, tha Festim Lato.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.