Show-Bizz

Ish e dashura fton familjen mbretërore në dasmë! Po Princi Harry do të shkojë?

12:53 - 21.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish e dashura e Princ Harry, Ellie Goulding pritet që të martohet së shpejti. Sipas “The Sun” këngëtarja e njohur ka ftuar në dasmën e saj Dukeshën Kate dhe Princin William.Gjithashtu është mësuar se në dasmën e Ellie Princeshë Beatrice dhe Eugenie do të jenë të ftuara nderi.Por çfarë do të ndodhë me Princin Harry dhe Dukeshën Meghan Markle?Nuk dihet ende nëse ata të dy kanë marrë një ftesë, por mesa duket Harry nuk do të jetë i pranishëm në martesën e ish të dashurës së tij.Këngëtarja e njohur do të martohet me Caspar Jopling dhe në dasmë nuk do të mungojnë as personazhet VIP të ftuar si Rita Ora apo Ed Sheeran.




Princ Harry dhe Ellie Goulding qëndruan bashkë të lidhur për dy vite me radhë, derisa i dhanë fund marrëdhënies në 2014-tën. Ata të dy u njohën gjashtë vite më parë në dasmën e Kate dhe William, ku Harry shoqëronte vëllain e tij, ndërsa Goulding ishte e ftuar si këngëtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.