Show-Bizz

Po ndahej nga bashkëshorti? Inva Mula poston foto e përqafuar me Hetemin

10:50 - 21.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajmi se Inva Mula ishte ndarë nga Hetem Ramadani u shndërrua në kryefjalën e shtypit rozë. Megjithatë vetë sopranoja e hodhi poshtë këtë, duke rrëfyer se vijon të jetë me bashkëshortin e saj.  “Për këtë lajm nuk jam pyetur fare.




Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në “Google” gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun”, deklaroi Mula. Dhe pas deklaratës së saj, vjen edhe kjo foto ku çifti shihet nën shoqërinë e njëri-tjetrit, madje dhe të përqafuar. Ajo shihet në krahët e bashkëshortit, e buzëqeshur dhe shumë e lumtur


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.