BLUETOOTH

Veshja e këngëtares shqiptare “traumatizon” fëmijët

11:20 - 25.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një koncert i këngëtares Fjolla Morina ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Veshja e saj ishte thujase e njëjtë me çdo herë herë tjetër por edhe e ngjashme me atë që zgjedhin të veshin shumë kolegë të saj në koncerte të ngjashme.




Por këtë herë veshja është diskutuar për shkak të prezencës së fëmijëve në koncert. Imazhe të shumta janë publikuar në rrjetet sociale, teksa vëmendjen e ka tërheqeur fotografia e disa vogëlushëve që shikojnë habitshëm veshjen e këngëtares.

Kritikat ndaj Fjolla Morinës kanë qenë të shumta, ndërsa nuk kanë munguar fjalët përshkruese si: skandal, traumatizuese, etj.

“Sa nga ju besoni qe këta 3 djemtë e vegjël u traumatizuan sot në Skenderaj nga kengetarja jonë Fjolla Morina?”, shkruan një prej komentuesve.

Në të gjithë “grumbullin” e komenteve që fajësojnë këngëtaren për muzikën që bën si dhe për veshjen, janë të paktë ata që pyesin: Ku janë prindërit e këtyre fëmijëve, teksa këngëtarja ka “harruar” t’i edukojë?

f e m i je fj o f mi je
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.