FOTO - GALERI

Çudi e madhe, Las Vegasi pushtohet nga karkalecat

10:50 - 27.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Karkalecat pushtojnë Las Vegasin. Turistët dhe banorët e zonës janë befasuar nga tufat e karkalecave që kanë pushtuar qytetin. Të pashqetësuar nga njerëzit  karkalecat kalonin nëpër qytetet në procesin e emigrimit të tyre në veri.




 Trotuaret, shtyllat dhe makinat janë veshur me karkalecë, që nën dritën e neonëve ngjasojnë me krijesa të çuditshme fluturuese.

Departamenti i Bujqësisë i Nevadës tha se pushtimi i rrallë lidhet me një dimër dhe pranverë të papërshtatshme.

Jeff Knight, një entomolog në Departamentin e Bujqësisë, tha se insektet mund të jenë të frikshëm, por janë të padëmshëm.

“Ata nuk mbajnë asnjë sëmundje, nuk kafshojnë dhe nuk janë as një nga speciet që ne e konsiderojmë një problem. Ata ndoshta nuk do të shkaktojnë shumë dëme në një oborr”, ka deklaruar ai para gazetarëve.

Ai tha se karkalecat, me gjatësi prej  3.80 centimetra, do të largohen nga zona e Las Vegasit brenda pak javësh.

k6 k7 k5 k4 k3 k2 k1
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.