BOTA

Pamje tmerri nga Siria/ 5-vjeçarja përlot botën, shpëton motrën 7-muajshe dhe vdes

11:47 - 27.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një foto prekëse tregon një 5-vjeçare duke mbajtur motrën e saj 7-muajshe nga bluza nën rrënojat e një ndërtese pas sulmeve ajrore në Siri. Foshnja ka ngecur në rrënoja e varur nga bluza, ndërsa motra e saj e madhe e kap nga veshja për ta shpëtuar nga rënia.




Babai i tmerruar i vajzave shihet duke ulëritur ndërsa afrohet për të shpëtuar vogëlushet nga rrënojat e ndërtesës në Ariha, Idlib pas bombardimeve qeveritare në qytet të mërkurën.

Gazetari Bashar al-Sheikh fotografoi familjen e bllokuar në rrënojat ndërsa raportonte për sulmet ajrore në Ariha, para se të ndalonte për t’i ndihmuar ata.

Por momente më vonë ndërtesa u rrëzuar duke plagosur akoma më shumë vajzat e bllokuara, Riham 5-vjeçe dhe Tuqan 7 muajshe.

Motrat arritën të nxirreshin nga rrënojat dhe u dërguan në një spital në Idlib. Por, Riham vdiq nga plagët e marra dhe motra e saj e vogël ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të mjekëve.

Babai i tyre është identifikuar si Amjad al-Abdullah, nga Ariha. Ndërsa bashkëshortja e tij, Asmaa Naqouhl u vra gjatë bombardimeve.

Të mërkurën, 20 civilë, përfshirë pesë fëmijë, vdiqën gjatë sulmeve ajrore në të paktën tri zona të krahinës. Sulmet ajrore ruse vranë 10 persona të së njëjtës familje, përfshirë tre fëmijë.

f1 f2 kryesore f3 f5 f7 f6
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.