OPINION

Flaka e mandateve po djeg vetëm një lule

11:26 - 29.07.19 Nga Besard Jacaj
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

17 shkurt (Pavarësia e Kosovës, por shkrimi flet për tjetër gjë). Ora 14:30. Teksa po bëhesha gati për të hequr xhaktetën e studios, më njoftojnë për një zhvillim të jashtëzakonshëm nga PD. Më pak përtesë (se ditë e diel) futem në studio dhe anoncoj daljen e kryedemokratit Basha, i cili kishte filluar dhe pa mbaruar unë fjalën dëgjoj: Kam vendosur t’u propozoj forumeve më të larta në PD, djegien e mandateve!




Lajm i papritur, precedent, zgjedhje të reja, Rama Ra, flakë mandatesh, A e kallim? E kallim! Çfarë nuk na dëgjuan veshët atë pasdite e ditët më pas. Një ditë pas protestës së parë kombëtare, shampanja dhe gotat kishin mbërritur në selinë e PD përballë Lanës. Pritej vetëm që presidenti të shpërndante parlamentin dhe festa të fillonte. Çuditërisht nuk u raportua për gota mangut, ç’ka do të thotë se të gjithë ishin dakord që mandatet të digjeshin.

Por a i vihet flaka një mandati pa ia kthyer atij që ta ka dhënë? Sigurisht që jo! PD dhe LSI në protestën e radhës tek parlamenti i ngjitën një nga një deputetët në podium dhe mes thirjeve e ovacioneve, i kthyen mandatet aty ku i morën. E ktheu edhe z. Ristani. Ama, gjërat shkuan si shkuan. Rama nuk ra (ligjërisht), zgjedhje pati (natyrisht), ndërkombëtarët i njohën (sigurisht), Basha u shpall fajtor (fatkeqësisht).

Pyetje të mëdha retorike ngrihen për reagimet e këtyre që i dalin kundër kryedemokratit se çfarë do të kishin thënë nëse djegia e mandateve do të kishte qënë e efektshme. Shumë prej tyre edhe mund të kenë kundërshtuar që në fillim, por ajo që ndodh e s’thuhet dhe ajo që bëhet e s’ruhet janë të destinuara të mos llogariten kurrë.

Sot flaka e mandateve po djeg vetëm Lulzim Bashën, sigurisht pasoja të mëdha edhe për vendin. Një qeveri pa opozitë ka shumë pushtet, shumëpushteti të deh, dehja të nxjerr jashtë kontrollit. Mendoj që duhet të ketë edhe përgjegjës të tjerë për veprime e mosveprime, dhe jam kundër kujtdo që për inat të vjehrrës fle me mullixhiun. Pak rëndësi do të kishtë sikur PD ose PS (ose të gjitha kombinimet e alfabetit që janë bërë parti) të ishin OJF. Por ato mbahen nga taksat tona Politika duhet të mesojë të pranojë edhe mendimin kundër, kryetar partie s’do të thotë të jesh kryetar parie. Deri politika ta mësojë këtë, shqiptarë i kemi në dy azile. Të rinjte nëpër azile në Evropë e të moshuarit në azile pleqsh. P.S: Shkrimi nuk ka asnjë lidhje me preferenca politike. Autori nuk ka votuar kurrë!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.