Show-Bizz

Merr fund historia e tyre e dashurisë, ish-trajneri Panucci ndahet nga partnerja

13:15 - 29.07.19 Gazeta Shqiptare

Pas tre vitesh lidhje, ish-trajneri i ekipit kombëtar Christian Panucci dhe partnerja e tij, balerina Samanta Togni, janë ndarë.



Ndonëse u përpoqën ta jetonin historinë e tyre të dashurisë larg nga vëmendja e medias, tani më me të njëjtën rezervë shpallin edhe fundin e lidhjes së tyre.

Për të konfirmuar thashethemet që kanë këmbëngulur se çifti po kalonte një krizë, vetë Samanta Togni ka folur për herë të parë për fundin e marrëdhënies me Panuccin.

“Po, është e vërtetë, ne u ndamë”, thotë balerina, duke shtuar: “Nuk ndjej se duhet të jap deklarata të tjera”.

Planet e tyre ishin për të krijuar një familje por çdo gjë duket se është ndërprerë në mes dhe arsyet që çuan në vendimin për t’i dhënë fund lidhjes janë ende sekret absolut dhe duke gjykuar nga karakteri diskret i të dyve, duket se nuk do të dalin në dritë kaq shpejt.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *