Show-Bizz

Surprizon aktorja e “La Casa de Papel”: Do më pëlqente të quhesha Tirana

11:49 - 29.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Seriali i famshëm “La Casa de Papel” është shndërruar tashmë prej më të ndjekurve dhe më të komentuarve në botë, teksa atë shumtë janë edhe shikuesit në Shqipëri.




I cilësuar si një ndër serialet më të ndjekurit në Netflix, së fundi është publikuar edhe sezoni i tretë.

Për kushdo që e ka ndjekur, e veçanta e serialit janë emrat e personazheve grabitës, të cilët janë nofka me emra të kryeqyteteve të famshme të botës.

Një nga personazhet, Nairobi (kryeqyteti i Kenias në Afrikë), nëpërmjet një videoje të publikuar ka treguar se do të donte ta kishte emrin e kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

Në një intervistë të realizuar me kastin e aktorëve të serialit, teksa pyeten se cili personazh do donin të ishin, ata pyeten edhe për emrat e vendeve që do pëlqenin.

Për aktoren që luan Nairobin, Alba Flores, do të pëlqente një qytet me forcë dhe pasion, prandaj përgjigjja e saj është “kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana”.

Përgjigje e cila merr edhe aprovimin e aktorëve të tjerë të serialit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.