Kryesore

Video/ Si është blinduar Bashkia Devoll nga FNSH, Duro: I solla unë

09:52 - 29.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vijojnë tensionet në Bashkinë e Devollit, e cila është rrethuar me forca të shumta policore që prej orëve të para të mëngjesit.




Kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, i cili ka shkuar në zyrë që në orën 06:30, ka deklaruar se janë futur nëpër zyra një pjesë e punonjësve të bashkisë.

Ai është shprehur se e ka thirrur vetë policinë, pas informacioneve se do të kishte tubim nga opozitarët.

“Një pjesë e punonjësve kanë hyrë në zyrë. Policinë e kam thirrur unë pasi kisha informacion se do bëhej ky tubim. Po pres që të gjithë punonjësit e tjerë të hyjnë në zyrë. Ish kryetari nuk pranoi të largohej ndaj u detyruam të veprojmë kështu. Unë kam pasur takime edhe me punonjësit ditën e shtunë. Ata do vijnë në punë”, ka thënë Duro.

Ndërkohë, para bashkisë janë mbledhur shumë mbështetës të opozitës dhe ish-kryebashkiaku Bledion Nallbati, të cilët po protestojnë kundër kryebashkiakut të dalë nga zgjedhjet pa garë të 30 qershorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.