FOTO - GALERI

“Ju dua, qysh e do nana fëmijën, ohh sh’iptarët e mi të dashur”

16:54 - 02.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tenori shqiptar i skenave ndërkombëtare, Ramë Lahaj ka mbajtur mbrëmjen e djeshme një koncert në Prishtinë.




I titulluar ‘’Ramë Lahaj with Friends’’ ky koncert u mbajt mbrëmë në sheshin Skënderbeu. Pjesëmarrja masive e bashkëatdhetarëve të tij e ka mahnitur artistin.

“Mundesh me qenë me fat, me i rae tanë dynjasë rreth e përqark, po dashninë si në tokën nanë s’e gjen askund”, ka shkruar artisti.

Emocionet e tenorit kanë qenë tejet të mëdha…

“Ju dua, qysh e do nana fëmijën, ohh sh’iptarët e mi të dashur! E ju premtoj se cdo vit kam me ju dhanë një koncert të këtillë, për çdo vit kemi me i këndue bashkë dashnisë e lirisë”, vijon ai.

Postimi i plotë i Ramë Lahaj:

Mundesh me qenë me fat, me i rae tanë dynjasë rreth e përqark, po dashninë si në tokën nanë s’e gjen askund! Aty ku ta shijojnë e dëgjojnë çdo frymëmarrje, sikur të ishte e fundit.

Aty ku vuajtja e gëzimi na rrëmbejnë njëkohësisht, sepse kemi vuajt shumë që m’u mbledhë kështu… pa frikën nga pushtuesi, e për të k’nue gjithçka që na do zemra në tokën që sakrifikuam aq shumë për të. 


Nga sheshi i të madhit Skënderbe, e me hovin e trokut të tij, sh’iptarët do t’i biejnë botës anë e mbanë, për me tregue që jemi diamanti i Europës, jo ai qe ju është e shtremnue ndër shekuj! 


Ju dua, qysh e do nana fëmijën, ohh sh’iptarët e mi të dashur! E ju premtoj se cdo vit kam me ju dhanë një koncert të këtillë, për çdo vit kemi me i këndue bashkë dashnisë e lirisë. 


Një falënderim i madh për komunën e Prishtinës, orkestrës mbarëkombëtare dhe kolegëve të mi nga vendi e ndërkombëtarë.

I juaji përgjithmonë.

r2 r 1 r10 r9 r8 r7 r6 r5 r4 r3
<
>

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.