BLUETOOTH

Largohet nga Digitalb? Gea Braha: Së shpejti do më shihni diku tjetër

13:40 - 03.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Rrëfen moderatorja: Jam e lumtur dhe e plotësuar edhe jashtë televizionit –  “Më pëlqen origjinaliteti në çdo gjë që bëj”. Ajo është një nga ish-velinat e tashmë moderatore tepër tërheqëse e Supersport në DigitAlb. Bëhet fjalë për bukuroshen Gea Braha, e cila është një ndër drejtueset e programit të njohur të sportit “Bar Skedina”. Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” ajo na rrëfen të rejat lidhur me karrierën e saj televizive. Mesa duket merkato e verës do të preke dhe ish-velinën e ‘Fiks Fare’, e cila është në tratativa e sipër me një nga televizionet e njohura në vend për një emision të ri. Por nuk mjaftohemi me kaq! Për më shumë të tjera në intervistën e mëposhtme:




 Si të erdhi oferta për moderimin e ‘Bar Skedinës’ në Digitalb ?

Oferta më ka ardhur disa muaj para së të niste “Bar Skedina”. Çdo gjë ka ardhur shumë natyrshëm. Unë e kam ndjekur dhe më parë emisionin dhe ishte i parapëlqyeri im. Duke qenë se ishte në formë bari dhe kjo e bënte shumë të lezetshëm dhe shoqëror. Di të them që kam qenë shumë e lumtur kur më është thënë që ma kanë besuar mua këtë format, sepse ishte një nga me të rëndësishmit dhe të vjetrit në Digitalb .

Për çfarë studion Gea?

Kam studiuar për degën finance-banke, jam diplomuar edhe nË master tashmË.

Cili është pasioni juaj përveç kërcimit dhe modelingut?

Moderimi, siç besoj është e kuptueshme pas eksperiencës sime në “Bar Skedina”.

gea 7 gea 6 gea 9 gea 4 gea 2 gea 5 gea 8 gea 10
<
>

Si është eksperienca juaj në Supersport?

Shumë e vlefshme për mua. Besoj më ka formuar dhe më shumë nga ana profesionale. Kam fituar një siguri shumë të madhe nga kjo eksperiencë, duke qenë se emisioni kishte shumë ritem, të ftuar dhe lidhje direkte që duhen menaxhuar live. Pasi çdo emision që kemi bërë ka qenë live dhe kjo më ka larguar çdo pasiguri.

A keni patur propozime të tjera? Keni menduar të largoheni diku tjetër?

Ofertat janë të shumta , por duke qenë se jam kërkuese e madhe nga vetja nuk më kanë bindur pjesa më e madhe e tyre. Për momentin jam në bisedime për një projekt, në një nga televizionet më të mira shqiptare, por ende nuk mund të them më shumë, ku dhe kur do të nisë.

Po me pjesëtarët e tjerë të supersport si i keni marrëdhëniet?

Shumë të mira. Përveç se kolege pune, jemi shumë miq mbi të gjitha. Kemi kaluar momente të bukura bashkë. Të gjithë më kanë ofruar ndihmën e tyre në fillim të eksperiencës sime të re dhe më kanë qëndruar pranë.

Si i keni marrëdheniet me sportin? Sa e lidhur jeni me të?

Sporti më ka pëlqyer gjithmonë, por në momentin që fillova duke prezantuar një emision sporti, u lidha edhe më shumë me të. Që e vogël kam nisur ta dua sportin duke qenë se në familjen time flitej shumë për të

Çfarë ju bindi të ishit pjesë e Digitalb?

Digitalb është një platforme shumë e suksesshme që të jep mundësi të shumta dhe për sa i përket sportit mund të themi që është lider në këtë drejtim. Prandaj kur mu propozua një emision sporti dhe aq më tepër “Bar Skedina”, nuk hezitova fare për ta pranuar .

A është dikush në jetën e Geas? Çfarë personifikon ai për ju?

Nuk më ndahet asnjëherë kjo pyetje. (qesh). Siç kam thënë, nuk dua të ndaj detaje për këtë pjesë por mund të them që jam shumë e lumtur dhe e plotësuar edhe jashtë televizionit.

Midis modelingut, gazetarisë dhe kërcimit kë do të preferonit?

Modelingu dhe kërcimi janë disa pasione që besoj i kam shfrytëzuar dhe shijuar në maksimum, por që i përkasin të shkuarës . Tashmë i jam përkushtuar gazetarisë, moderimit kryesisht.

A keni ndonjë muzë nga e cila frymëzoheni? Modelin e kujt moderator shqiptar apo të huaj do donit të ndiqnit?

Kam disa personazhe të preferuara të huaj, por nuk do të thosha muzë apo model. Më pëlqen origjinaliteti në çdo gjë që bëj.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.