AKTUALITET

“Me TV personal e ushqim në bord”, Rama zbulon fotot e avionit të ri: Migjeni fluturon drejt Italisë

10:47 - 03.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në fillim të shtatorit Migjeni fluturon drejt Italisë. Do të jetë ky avioni i dytë i flotës së Air Albania që fluturon drejt Italisë.




Kryeministri Rama ka bërë publike fotot e avionit që është prodhim i vitit 2016. “Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, ja edhe “Migjeni”, avioni i dytë i flotës së Air Albanias që do të fluturojë në fillimvjeshtë drejt Italisë Boeing 737 i vitit 2016, me shërbim të standarteve të larta nga trupa shqiptare e stjuartëve, që nga ushqimi në bord që ishte harruar prej shumë vitesh për udhëtarët e Rinasit dhe me televizor për çdo pasagjer, si asnjëherë më parë”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, ja edhe “Migjeni”, avioni i dytë i flotës së AirAlbanias që do të fluturojë në fillimvjeshtë drejt ItalisëBoeing 737 i vitit 2016, me shërbim të standarteve të larta nga trupa shqiptare e stjuartëve, që nga ushqimi në bord që ishte harruar prej shumë vitesh për udhëtarët e Rinasit dhe me televizor për çdo pasagjer, si asnjëherë më parë. 

Tani vazhdoni shani e përqeshni që mos na marrin më sysh, ndërkohë që “Naimi” do t’i shtohet flotës në fund të vitit për destinacione të tjera europiane dhe më tej, do të vijë “Noli” për linjën direkte Shqipëri-Amerikë.


Më tutje do të vazhdojë zgjerimi i flotës me të tjerë, bazuar mbi suksesin e fazës së parë, po më mirë i’a lemë kohës të na tregojë e të flasë Se gur gur bëhet muri dhe mur pas muri bëhet kalaja thotë Populli; po normal që çdo popull ka të paduruarit e të pagdhendurit e vet, kështu që rroftë puna se ajo mbetet, ndërsa llafet lum kush i duron deri kur t’i marrë era

migjeni 4 migjeni 3 migjeni 2 migjeni 1 migjeni
<
>

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.