BOTA

Qeveria gjermane kёrkon lirimin e demonstruesve rusё

11:32 - 05.08.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Jashtme nё Berlin deklaroi, se arrestimi i qindra demonstruesve tё shtunёn (3.08) nё Moskё ёshtё „disproporcional me karakterin paqёsor tё protestёs”. Mё tej theksohet: “Ndёrhyrjet e pёrsёritura nё tё drejtёn qytetare pёr grumbullim paqёsor dhe shprehjen e mendimit tё lirё ёshtё shkelje e detyrimeve ndёrkombёtare tё Rusisё dhe vё nё pikёpyetje tё drejtёn pёr zgjedhje tё lira dhe korrekte.”




Rusia duhet t’i mbrojё me efikasitet tё drejtat themelore tё qytetarёve tё saj, kёrkoi zёdhёnёsja e Ministrisё sё Jashtme. “Ndaj ne presim lirimin e shpejtё tё tё gjithё demonstrueseve dhe demonstruesve paqёsorё.” Zёdhёnёsja i bёri thirrje autoriteteve ruse qё tё lejojnё kandidatёt e pavarur, „tё cilёt i pёrmbushin kushtet”. Zgjedhjet pёr kёshillin bashkiak tё Moskёs zhvillohen mё 8 shtator.

Russland, Moskau: Proteste der Opposition (Getty Images/AFP/A. Nemenov)

Mbi 800 arrestime nё Moskё

Gjatё demonstratёs pa leje nё Moskё tё shtunёn, sipas OJQ-sё OWD-Info, u arrestuan 828 vetё. Ministria Brendshme ruse bёn fjalё pёr 600 arrestime dhe pёr 1500 pjesёmarrёs nё aksionin e deklaruar si shёtitje. Manifestimi drejtohej kundёr pёrjashtimit tё disa kandidatёve tё opozitёs nё zgjedhjet lokale. Edhe nё protestёn e mёparshme pati mjaft arrestime.

Ndёr tё arrestuarit ishte edhe luftёtarja e njohur kundёr korrupsionit Ljubov Sobol. Ajo u arrestua prej policisё nё njё taksi, me tё cilёn donte tё shkonte nё demonstratё. Sobol prej disa ditёsh ndodhet nё grevё urie dhe ёshtё dobёsuar. Juristja lufton pёr lejimin e saj si kandidate nё zgjedhjet pёr kёshillin bashkiak tё Moskёs. Kryesia elektorale nuk e regjistroi atё dhe tё tjerё tё konsideruar si jo besnikё ndaj qeverisё me pretekstin pёr gabime tё rёnda formale./DW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.