Horoskopi

2 shenjat më të paskrupullta të horoskopit, qëndrojuni larg para se t’ju bëjnë gjëmën

11:53 - 06.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ju ka ndodhur ndonjëherë të zhgënjeheni nga miq, familjarë apo kolegë që i konsideronit të afërt? Do të ishte habi po të thoshit ‘’Jo” pasi të gjithëve na ka ndodhur të përballemi me njerëz të tillë, e për fat të keq njerëzit me dy fytyra e hipokritë janë gjithmonë e më të pranishëm në jetët tona. Mirëpo keni menduar ndonjëherë se ndoshta fajin e kanë përcaktuar yjet, ashtu si gjenet përcaktojnë ADN-në tonë? Me siguri lista e mëposhtme nuk do t’ju pëlqejë të lindurve në këto shenja, por sipas astrologëve tre janë shenjat e horoskopit më tinëzare e të rrezikshme, që mund t’ju godasin pas shpine në çdo moment.




Ujori

Menduat se dinit gjithçka për Ujorin? Atëherë me siguri jeni në dijeni të faktit që është një nga shenjat më të rreme dhe hipokrite. Shpeshherë e imagjinojmë Ujorin si një shenjë e cila zgjedh izolimin social, si një mënyrë për të mbrojtur privatësinë e tij, por ja që pas kësaj zgjedhjeje fshihen qëllimet e vërteta të Ujorit. Të parafundit në radhitjen e shenjave të zodiakut, Ujorët janë hipokritë të lindur dhe pa skrupuj. “Dinakëria” shpesh e shtyn të bëjë gabime dhe lëvizje pa kuptim. Megjithatë, ai është një tinëzar i madh dhe plot keqdashje.

Binjakët

E dinim prej kohësh që Binjakët janë shenja më e pavendosur dhe e dyzuar e horoskopit, pore mesa duket të lindurit nga 21 maji deri më 21 qershor janë edhe më hipokritët sipas astrologëve. Personat që i përkasin kësaj shenje nuk janë kurrë të kënaqur me atë që kanë dhe kërkojnë gjithmonë e më shumë, por këtë e bëjnë duke u shtirur, mashtruar dhe gënjyer njerëzit që kanë pranë. Në përgjithësi flasin pas shpine dhe kur kapen me presh në duar, mundohen t’ju hedhin hi syve duke ju tradhtuar. Janë padyshim më manipuluesit dhe më të fuqishmit e 12 shenjave. Ata kanë një ambicie shumë të zhvilluar dhe nëse duan diçka, nuk i pengon dot askush.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.