EKONOMI

Projekti i BB për ndihmën ekonomike, në nëntor nis zbatimi në të gjithë Tiranën

20:00 - 06.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Projekti për modernizimin e asistencës sociale apo ndihmës eko-nomike që po mbështetet tashmë prej vitesh nga Banka Botërore ka kaluar së fundmi rishikimin e radhës nga ky institucion lidhur me ecurinë dhe disbursimin e fondeve. Në fund të vitit 2018 përfundoi projekti origjinal me një financim prej 50 milionë dollarësh, ndërkohë që nga janari 2019 ka nisur shtesa e projektit me 11 milionë dollarë nga të cilat deri me tani janë disbursuar vetëm 3% e tyre. Banka, në raportin e saj të fundit, vlerëson se Parlamenti ka miratuar amendimin e ligjit të Asistencës Sociale si një hap kyç drejt forcimit të efektivitetit dhe eficiencës së sistemit të asistencës sociale. “Reforma e paaftësisë në sistemin e mbrojtjes sociale dhe plani i saj i veprimit 2019-2024″ dokumentet e politikave dhe plani i veprimit janë miratuar me një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave në 5 qershor 2019.




Vlerësimi i reformës në gjithë njësitë administrative të Tiranës dhe pritet që të nisë në nëntor 2019. Një numër aktivitetesh përgatitëse për zbatimin e reformës së paaftësisë janë në vijim, ku përfshihet se pari vlerësimi i situatës së invalidëve në punë; së dyti trajnimi i stafit të ri të punësuar në zhvillimin e vlerësimit sipas kritereve të reja; së treti aktivitetet e ndërtimit të kapaciteteve për qeverisjen lokale dhe zyrat rajonale të Shërbimit Shtetëror Social për koordinimin e shërbimeve sociale për njerëzit me aftësi të kufizuar. Po kështu puna ka nisur edhe për rehabilitimin fizik të katër zyrave të Shërbimit Shtetëror Social në Tiranë, sipas rregullave zyrtare lidhur me aksesin në ndërtesa për personat me aftësi të kufizuar. Në tërësi është vënë re progres në zbatimin e aktiviteteve të lidhua me shtesën e financimit ndërkohë që kërkohet angazhim i vazhdueshëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të siguruar përmbushjen e indikatorëve të lidhura me disbursimin” vlerëson BB. Projekti shtesë pritet që të mbyllet në qershor të vitit 2021 sipas planit të disbursimit dhe synon që të vendosë fokus të veçantë te pjesa e ndihmës për aftësinë e kufizuar. Vlerësimi i përgjithshëm i projektit sipas ekipit të BB ka qenë i kënaqshëm në mënyrë të moderuar, duke ruajtur të njëjtin vlerësim si në raportin paraardhës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.