Sociale

Sesioni i dytë, zbardhen datat e provimeve për maturantët e shkollave të mesme

17:00 - 06.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Maturantët që do t’i nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore 2019, për sesionin e dytë tashmë mund të njihen me datat dhe organizimin e testimeve që do të kryejnë. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot udhëzimin e Ministrisë së Arsimit në të cilin bëhen publike edhe katër kategoritë e maturantëve që iu lind e drejta për të hyrë në këtë sezon provimesh.




Datat e provimeve
“Lëndët dhe datat për provimet e maturës shtetërore 2019, sesioni i dytë të jenë: a) Gjuhë e huaj 27 gusht 2019; b) Gjuhë shqipe dhe letërsi 30 gusht 2019; c) Matematikë 3 shtator 2019; d) Provimi me zgjedhje 6 shtator 2019”,-thuhet në udhëzim. Ndërkohë në këtë të fundit bëhet me dije se administrimi i provimeve të maturës shtetërore 2019, bazohet në rregulloren e maturës shtetërore 2019, miratuar me urdhrin nr. 780, datë 23.11.2018, të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Kush do të testohet?
Në provimet e maturës shtetërore 2019, në sesionin e dytë do të marrin pjesë: maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në një ose më shumë provime të maturës shtetërore 2019, sesioni i parë; maturantët që rezultojnë mbetës në një ose dy lëndë në vitin shkollor 2018-2019 dhe i shlyejnë provimet shkollore brenda datës 22 gusht 2019; kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018, por që nuk kanë shlyer detyrimet e maturës shtetërore; kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë të njësuar dokumentet shkollore nga QSHA-ja dhe kanë detyrime të maturës shtetërore. “Kandidatët e përcaktuar në pikën 4, germa “c” dhe “d”, të regjistrohen në shkollën ku kanë përfunduar arsimin e mesëm ose në shkollën që u cakton institucioni arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar në vendbanimin e tyre. Maturantët/kandidatët e përcaktuar në pikën 4, germat “b”, “c” dhe “d”, të plotësojnë formularin AlZ për dhënien e provimeve të sesionit të dytë të maturës shtetërore, nëse nuk e kanë plotësuar atë në sesionin e parë. Këta kandidatë të plotësojnë formularin A1Z në datat 21-23 gusht 2019″,-thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.

Sakaq drejtori i shkollës do të dërgojë zyrtarisht në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar listën e kandidatëve që do të marrin pjesë në provimet e maturës shtetërore 2019, sesioni i dytë, deri më datë 23 gusht 2019. Drejtori institucionit arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar, ta dërgojë këtë listë në QSHA në datën 24 gusht 2019. Provimet të zhvillohen të përqendruara në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar. “Institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe drejtoritë e shkollave të marrin masa për njoftimin e maturantëve/kandidatëve për datat, mjedisin dhe orën kur do të zhvillohet secili nga provimet e maturës shtetërore 2019, sesioni i dytë. Drejtori i institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, brenda datës 20 gusht 2019, të njoftojë zyrtarisht QSHA-në dhe MASR-në për mjedisin ku do të zhvillohen provimet e maturës shtetërore 2019, sesioni i dytë dhe për listën e shkollave që marrin pjesë në provimet e maturës shtetërore 2019, sesioni i dytë. Në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, ku numri i maturantëve/kandidatëve është më i madh se 500, të përdoren 2 mjedise”,-nënvizohet në vendim. Ndërkohë, monitorimi dhe administrimi i procesit të maturës shtetërore 2019, sesioni i dytë, do të kryhet nga përfaqësuesit e MASR-së dhe të institucioneve të vartësisë. Shpenzimet e përfaqësuesve të MASR-së, në monitorimin e provimeve të maturës shtetërore 2019, sesioni i dytë, do të mbulohen sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, nga institucionet e përcaktuara në këtë udhëzim.

Kalendari dhe kandidatët pjesëmarrës

Lëndët e datat për provimet e maturës shtetërore 2019, sesioni i dytë:
†Gjuhë e huaj 27 gusht 2019;
† Gjuhë shqipe dhe letërsi 30 gusht 2019;
† Matematikë 3 shtator 2019;
† Provimi me zgjedhje 6 shtator 2019.
Në provimet e maturës shtetërore 2019, sesioni i dytë, do të marrin pjesë:
†maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në një ose më shumë provime të maturës shtetërore 2019, sesioni i parë;
† maturantët që rezultojnë mbetës në një ose dy lëndë në vitin shkollor 2018-2019 dhe i shlyejnë provimet shkollore brenda datës 22 gusht 2019;
† kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018, por që nuk kanë shlyer detyrimet e maturës shtetërore;
† kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë të njësuar dokumentet shkollore nga QSHA-ja dhe kanë detyrime të maturës shtetërore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.