Aktualitet

Mustafa zbulon takimin në shtëpinë e Haradinajt: Më pyeti për qëndrimin mbi taksën ndaj Serbisë

17:00 - 08.08.19 gsh.al

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka treguar për një takim që ka zhvilluar me Ramush Haradinajn, kryeministër i Kosovës, në shtëpinë e këtij të fundit. Në një intervistë për ‘Pressing’ në T7, Mustafa ka thënë se Haradinaj ishte i interesuar të dinte qëndrimin e LDK-së mbi vendosjen e taksës për produktet serbe.



Sipas Mustafës, taksa nuk duhet të hiqet edhe pse nuk i ka bërë asnjë të mirë Kosovës. Sipas tij, Serbia nuk e meriton t’i hiqet taksa derisa të zbutet.

“Taksa nuk i ka bërë asnjë të mirë Kosovës. Serbia nuk meriton me e heqë tarifën. Ajo hiqet vetëm me kushte, kur Serbia i zbaton marrëveshjet që i kemi cekë, kur Serbia tërhiqet nga fushata kundër Kosovës, atëherë ne mund të ulemi dhe do të bisedojmë. Nuk kemi arsye që ta heqim taksën kur Serbia po sillet edhe ma keq se është sjellë më parë, sidomos kur kemi parasysh rastet kur na detyrojnë të heqim tabelat apo mërgimtarët të presin në kufi. Taksa është vu dhe na ka futë në siklet me partnerët por tashmë e kemi këtu taksën. Kur të hymë në qeveri ne do t’i kompletojmë të gjitha masat e reciprocitetit. Nëse ata zbuten, edhe ne zbutemi”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë gjithashtu se ideja e taksës ka qenë fillimisht e PDK-së dhe jo e Haradinajt.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *